Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata rrëzon për herë të dytë Prokurorinë: Gazment Bardhi nuk do thirret në gjyq!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata rrëzon për herë të dytë Prokurorinë: Gazment Bardhi nuk do thirret në gjyq!
AktualitetKronike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata rrëzon për herë të dytë Prokurorinë: Gazment Bardhi nuk do thirret në gjyq!

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Elbasanit i del kundër Prokurorisë dhe e rrëzon për herë të dytë kërkesën që deputeti demokrat Gazment Bardhi të thirret për të dëshmuar në procesin për masakrën e 21 prillit 2021, katër ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, kur u vranë zyrtari vendor socialist Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë; dhëndri i viktimës, një efektive policie dhe 2 ish-policë që bënin truprojat e shtabit demokrat për zgjedhje.

Për shkak të konfuzionit të krijuar, Gjykata pasi rrëzoi kërkesën e akuzës, e shtyu seancën për javën e ardhshme. Në këtë gjyq po dëgjohen rreth 60 dëshmitarë të listës së Prokurorisë, për krimin që akuzohet se ka kryer ish-speciali i RENEA-s, i pandehuri Arbër Paplekaj, njëkohësisht edhe pjesë e shtabit të PD-së për mbrojtjen e votave.

Mësohet se në seancë kanë munguar edhe 10 dëshmitarët të cilët janë thirrur për të dëshmuar mbi ngjarjen. Këta të fundit do të thirren sërish për të dëshmuar në seancën e 11 prillit dhe në rast se do të mungojnë, ndaj tyre do ketë dispozita ligjore.

- Publicitet -

Prokuroria u shpreh se Bardhi duhet të vijë pasi ka qenë kreu i shtabit demokrat për qarkun e Elbasanit dhe ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, por Gjykata argumentoi se Bardhi duhej të ishte marrë në pyetje më parë dhe jo tashmë në këtë pikë të hetimit, ku nuk është përfshirë në dosje.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë; Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani, ish-oficerë policie, Eltjon Bodinaku, dhëndri i Xhuvanit dhe Xhensila Sota, punonjëse e policisë në detyrë.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje, pasi u sulmua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota në favor të PS-së. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Autokracia e kartonëve dhe harta pa njerëz e udhëheqës Edit
  • Braçe: Sot, dita më e vështirë e 30 viteve, duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki
  • Presidentja e minutës së fundit
  • Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Diellën

Komentet e Fundit

  1. Sali on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  2. demo on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  3. nastradini on Ndihmoi qeverinë e Republikës Srpska, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës
  4. xxx on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. xxx on GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?