Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për autorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për autorët
AktualitetKronike

Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për autorët

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet për autorët e vrasjes së Tauland Beqirajt, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2021 në Vlorë.

Gjykata la në fuqi dënimin me 14 vite burg për Elton Hajnajn. Ai u dënua me 21 vite burg por ndaj tij u zbatua gjykimi i shkurtuar, duke përfituar uljen e 1/3-tës së dënimit. Dënimet u lanë në fuqi edhe për dy personat e akuzuar si bashkëpunëtorë të Hajnajt, Skerdian Gabrani dhe Andi Jonuzaj. Gabrani ishte dënuar në shkallën e parë me 6 vite burg, ndërsa Jonuzaj me 4 vite burg.

Për këtë ngjarje u dënua me 6 vite burg edhe miku i viktimës, me iniciale S.Z, i cili pas vrasjes së Beqirajt qëlloi në drejtim të autorëve që u larguan me makinë.

- Publicitet -

Si ndodhi atentati ndaj Beqirajt?
Vrasja e Taulant Beqirajt u krye në një nga zonat më të populluara të Vlorës, në rrugën Transballkanike, pranë Gjykatës së Apelit. Atentati u krye kur viktima, asokohe 31 vjeç, ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Nga pamjet filmike të siguruara, autori i vrasjes zbriti nga një mjet, i maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, autori u përpoq të largohej me makinë, por u arrestua në një prej rrugëve dytësore që të nxjerr në autostradën Vlorë-Fier. Sipas informacioneve të kohës, në momentin e vrasjes, viktima duhej të ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kush ishte Tauland Beqiraj?
Personi i vrarë në Vlorë këtë të mërkurë u identifikua nga Policia si Tauland Berqiraj. Policia i gjeti në trup viktimës një kartë identiteti me mbiemrin Gjikaj ndërsa tha se mbiemri i tij ishte Manaj.

Në shkurt të vitit 2017, ai ishte arrestuar për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Por edhe pse fillimisht u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, në mars 2018, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë duke e dërguar në “arrest shtëpie”.

Vetëm 3 muaj më vonë, ai u arrestua përsëri pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte në arrest shtëpie, si dhe iu gjetën në zotërim armë dhe municione. Por përsëri, Gjykata e Vlorës dha të njëjtën masë sigurie, “arrest shtëpie” për personin me tre mbiemra (Manaj, Beqiraj dhe së fundmi Gjikaj).

Vendimi i atëhershëm i gjykatës u kritikua nga Ministria e Brendshme, që e quajtur të padrejtë lënien në “arrest shtëpie” të një personi përsëritës të veprave penale dhe me rrezikshmëri të lartë.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?