Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e vëllezërve Haxhia, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla ballafaqohen me njëri-tjetrin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e vëllezërve Haxhia, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla ballafaqohen me njëri-tjetrin
KronikeKryesore

Vrasja e vëllezërve Haxhia, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla ballafaqohen me njëri-tjetrin

Published: July 4, 2022
Shpërndaje

Dy bashkëpunëtorët e prokurorisë së Posaçme SPAK, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla, të cilët kanë qenë së bashku protagonistë në vrasjen e vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhiaj si dhe në ekzekutimin e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, kanë pasur një përplasje të madhe mes tyre për sa i përket tregimit të dy ngjarjeve kriminale, të ndodhura në vitin 2020 në Durrës.

Bashkëpunëtori i Drejtësisë, Klevis Alla, në 3 dëshmitë e dhëna në 30 prill 2020, 6 maj 2020 dhe 26 shkurt 2021, ku jepen rrëfime kontradiktore për sa i përket emrave të ekzekutorëve, takimeve dhe mënyrës së ndodhjes së dy ngjarjeve të rënda.

Për shkak se dy bashkëpunëtorët Dumani dhe Alla, nuk përputhen me njëri-tjetrin, pak ditë më parë prokurorët e SPAK, kanë zhvilluar një seancë ballafaqimi mes Klevis Allës, bashkëpunëtorit të parë të SPAK dhe Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të 4-rt, që SPAK ka në dosjen penale, ku flitet për disa vrasje në Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan.

- Publicitet -

3 nga katër rrëfimet që ka dhënë Klevis Alla nga muaji Prill 2020 e deri më sot, ai akuzon në mënyrë të përsëritur se autorë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, kanë qenë ai vetë, Altin Ndoci dhe Talo Çela.

Alla tregon se në të dyja rastet ai ka qënë në dijeni të vrasjes dhe protagonist. Madje tek rasti i ekzekutimit të vëllezërve Haxhiaj, ai thotë se ishte shofer i makinës “Toyota”, që Nuredin Dumani e kishte marrë tek Plaurent Dervishaj në Durrës.

Por si ekzekutorë në këtë krim të rëndë, Alla përcakton në 3 dëshmitë e tij se njerëzit që kanë qëlluar ishin Altin Ndoci dhe Talo Çela.

Nga ana tjetër në dëshminë që vetë Nuredin Dumani ka dhënë para prokurorëve dhe ku tregon vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai rrëfen se vrasjen e tyre e kishte bërë ai vetë së bashku me Henrik Hoxhaj dhe Klevis Allën, të cilën i thërrisnin “Çapaçul”.

Një fakt të tillë e tregon dhe bashkëpunëtori i tretë i kësaj dosje, Henrik Hoxhaj, duke shmangur nga pjesëmarrja në krim dhe përgjegjësia penale Talo Çelën dhe Altin Ndocin.

Në 3 dëshmitë që ka dhënë Klevis Alla në prokurori, ku vetëm në 30 Prill 2020 është pyetur dy herë nga prokurori Gëzim Veizi dhe oficeri Lorenc Dervishi, ai tregon se vrasjen e 4 personave e kishte kryer Talo Çela, Altin Ndoci.

Këto dëshmi Alla, i ka dhënë në një kohë kur ai para se të arrestohej nga policia, ishte takuar me Nuredin Dumanit, dhe mund të jetë instruktuar prej tij, mbi qëndrimin që duhet të mbante.

Pasi dhe vetë Dumani ishte në dijeni që Klevis Allën e thërrisnin në polici dhe e pyesnin për vrasjen e dy vëllezërve. Vetëm në dëshminë e 4, të dhënë në datën 26 shkurt 2021 para prokurorëve Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu, Klevis Alla, ka përfshirë Nuredin Dumanin si ekzekutor të vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Por megjithëse Alla ka qënë në të njëjtën makinë me vrasësit, çuditërisht ai nuk ka përmendur në asnjë rresht të 4 dëshmive të tij, emrin e Henrik Hoxhaj, i cili në rëfimin e tij pranon se ka vrarë bashku me Dumanin vëllezërit në Durrës dhe së bashku me Eljo Bitrin kanë vrarë Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë.

Në këtë dëshmi të katërt, Klevis Alla, thotë se në makinën tip “Toyota”, ndodhej ai vetë në timon, Nuredin Dumani në sediljen e parë, ndërsa Talo Çela dhe Altin Ndoci ndodheshin me automatikë në sediljen e pasme.

Por edhe ky moment ka ngritur për prokurorët mjaft pikëpyetje në vërtetësinë e deklaratave të Allës, pasi dy bashkëpunëtorët e tjerë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, tregojnë se në këtë periudhë ata kërkonin me insistim lokalizimin dhe vrasjen e Talo Çelës dhe Altin Ndocit.

Ndërsa Klevis Alla në rrëfimin para prokurorëve, rezulton se i fut hasmit në një makinë dhe i implikon ata së bashku, në dy ngjarje të rënda kriminale, me 4 të vdekur.

Për shkak se Klevis Alla ka pasur mospërputhje të thellë në tregimin e ngjarjes, prokurorët e kanë pyetur atë se pse ai nuk kishte treguar emrin e Nuredin Dumanit, por Alla është shfajësuar duke pohuar se Dumani e kishte kërcënuar se do i vriste motrën e vogël.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Blerimi says:
    July 5, 2022 at 7:41 am

    Mos u cudisni nga deshmi kontradiktore te nje keqberesi.Per te mbrojtur veten jane gati te pergjerohen e te genjejne pafundesisht.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vetëm 35 vjeç, ndahet nga jeta pas një ndalimi zemre, sipërmarrësi shqiptar
  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?