Një 36-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, nga djali i xhaxhait të tij.
Viktima Dalan Alliaj, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, mbarështimi i kafshëve në fermat agroblegtorale të mëdha, tregti kafshësh të gjalla si dhe servis e tregti automjetesh.
Alliaj ka marrë 5 plumba në trup. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm rreth orës 20: 25 minuta, ndërsa mësohet se autori është Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të tij. Ai rezulton i dënuar në mungesë për masakrën e Çoles.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca. Kjo e fundit ka transportuar trupin e 36- vjecarit në spital, por pa shënja jete.
Forcat e rendit, FNSH së bashku me ekspertët e kriminalistikës, kanë bërë kqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici 5 persona.
Kanë nisur kërkimet në male për kapjen e autorit, pasi është fshehur në zonë.
Policia e Vlorës ende nuk ka një pistë dyshimi, por është ende duke marrë në pyetje banorë që mund te kenë dijeni mbi ngjarjen. Në vendin ku ndodhi ngjarja në fshatin Gjorm mungon ndriçimi, ndërsa kamera sigurie nuk ka në atë zonë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak në vijim. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Bertil Alliaj, i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Dalan Alliaj.
Pas kryerjes së krimit, shtetasi Bertil Alliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
o.p. / dita

Shumë vrasje
Me cfar merret politika atje apo me punet e veta
Pyesni viktimen se ai e di se ku eshte fshehur gjithe keto vite.
Shtresat fshatareske në Kosovë janë shumica absolute në fushat e biznisit e krimit po e po duku fillua nga Behxhet Pacolli i lindur dhe rrtur në fshatin Marec dhe si pi shifet edhe në Shqipëri po i njejti fenomen andaj kjo shtres gjysmë e egër kanë shkelë çdo ligjëshmëri ekonomiko-shoqërore urbanistike etike e…