Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, rrëfimi i të riut serb: E kuptoj nxënësin vrasës nga shkolla në Vraçar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, rrëfimi i të riut serb: E kuptoj nxënësin vrasës nga shkolla në Vraçar
AktualitetBote

Vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, rrëfimi i të riut serb: E kuptoj nxënësin vrasës nga shkolla në Vraçar

Published: May 11, 2023
Shpërndaje

Pas ngjarjes së rëndë që u shënua pak ditë më parë në serbi, ku 8 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën, si pasojë e një akti të frikshëm terrorist nga një 21-vjeçar, ka ardhur dhe dëshmia e autorit i cili ka rrëfyer arsyet e masakrës.

Uros Blaziçi UB, 21-vjeçari, i cili vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë gjatë natën mes 4 dhe 5 majit në fshatrat Malo Orašje dhe Dubona afër Mlladenovacit, ka deklaruar, se e kupton vrasësin 13- vjeçar nga shkolla fillore “Vladislav Ribnikar”, i cili vetëm një ditë para tij vrau 8 bashkëmoshatarë dhe një roje të shkollës.

Dy masakrat e njëpasnjëshme që ndodhën në harkun kohor të 48 orëve tronditën Serbinë, pasi të dy autorët duket se kishin vepruar për të njëjtat arsye.

- Publicitet -

21-vjeçari autori i masakrës tha se nuk ishte frymëzuar nga ngjarja e një dite më parë, të cilën e kishte ndjekur nga lajmet. Mirëpo ai tha se i kishte kuptuar motivet që e kanë shtyrë 14-vjeçarin të kryejë këtë akt të tmerrshëm.

“Nuk jam frymëzuar nga krimi që ka ndodhur një ditë më parë në Beograd, as nuk ka qenë motivi im për të qëlluar njerëzit në Mlladenoc. E ndoqa atë që ndodhi një ditë më parë në Beograd, ajo që bëri ai djali ishte e keqe, por mund ta kuptoj sepse ishte i nënçmuar si unë”, ishte deklarata tronditëse pas arrestimit të të dyshuarit për masakrën në dy fshatra.

Në seancën gjyqësore, ai e ka pranuar krimin dhe e ka përshkruar në detaje sulmin e tij të përgjakshëm dhe më pas i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

“Kam qëlluar me automatik! Unë nuk i njihja ata njerëz, qëllova sepse doja të trembja vendasit”, tha ai.

Banorët e një fshati në afërsi të Mlladenovcit, rrëfyen se si vrasësi dyshohet se kishte dëgjuar se ai dhe familja e tij po përfliteshin dhe se kjo ishte arsyeja që ai shkoni dhe qëlloi rastësisht këdo që gjente. Siç thonë ata, është me të vërtetë fat që nuk u lënduan më shumë njerëz. Thonë gjithashtu se e gjithë familja e UB-së konsiderohej si “fqinjë me natyrë të mirë” dhe se ata u kthyen në Mlladenoc para disa vitesh.

“Ata jetonin në një banesë në Beograd, nga e cila u dëbuan kur UB ishte 15 vjeç. Ai e konsideroi një padrejtësi të madhe që shoqëria i bëri familjes së tij. Në ditën e kobshme ai dyshohet se ka dëgjuar se fqinjët po flisnin keq për ta dhe për këtë ka dashur të merret me ta. Ai jetonte në një shtëpi në Shepshin dhe nuk është sekret se aty kishte armë”, tha një bashkëbisedues i Kurir. Dyshohet se ai ka shkuar rregullisht në poligonin e stadiumit të Partizanit, por është stërvitur edhe me qitje në bodrumin e shtëpisë së tij.

“Në bodrum kishte një thes të mbushur me rërë, me shënjestër, të cilin e qëllonte me pistoletë dhe automatik. Edhe pse ai pretendon se nuk kishte planifikuar një krim, për çfarë i duhej një armë që të praktikojë të shtënat në objektiva edhe në shtëpi?”, pyet bashkëbiseduesi. Kujtojmë se në të njëjtin poligon qitjeje ishte stërvitur edhe djaloshi trembëdhjetë vjeçar që ka qëlluar me dy pistoleta shokët e tij në shkollë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arkivoli, Rama, Berisha dhe apologjetët e tyre në media
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?