Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrau dhe groposi ndërtuesin që e mashtroi për dyqanin, Franca sjell në pranga Bledar Mnerin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrau dhe groposi ndërtuesin që e mashtroi për dyqanin, Franca sjell në pranga Bledar Mnerin
AktualitetKronike

Vrau dhe groposi ndërtuesin që e mashtroi për dyqanin, Franca sjell në pranga Bledar Mnerin

Published: March 27, 2023
Shpërndaje

Interpol Tirana solli në pranga nga Franca drejt Shqipërisë, një të shumëkërkuar të dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje me paramendim të Vasil Bibës, një biznesmeni ndërtimesh, për shkak se nuk i ktheu borxhin që i kishte marrë.

Policia e Shtetit bëri me dije se ekstradoi 43-vjeçarin Bledar Mneri, i cili rezulton i dënuar me 25 vite burgim në mungesë nga Gjykata e Tiranës, për veprat penale “vrasja me paramendim” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Krimi ka ndodhur në vitin 2015, në fshatin Priskë të Tiranës, ku Mneri pasi rrëmbeu, ekzekutoi me armë dhe më pas groposi trupin e ndërtuesit Biba, për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike.

- Publicitet -

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2015, ndërsa viktima u gjet në Priskë, i groposur në një zonë të pyllëzuar. Vendimi i Gjykatës së Tiranës për vrasjen e bujshme është dhënë më 12 tetor 2017, teksa autori i identifikuar ishte në arrati dhe derisa u kap në Francë pak kohë më parë.

Bledar Mneri në vitin 2015 ka mbajtur peng biznesmenin e ndërtimit Vasil Biba, pasi i kishte dhënë 25 mijë euro për një dyqan që nuk e mori kurrë. Pasi e mbajti disa ditë peng, e vrau dhe trupin e groposi në Priskë të Tiranës.

Pas vrasjes, i pandehuri u largua në Gjermani, ku kërkoi edhe azil politik dhe më pas kaloi në Francë me të njëjtën strategji, por pa sukses.

Hetimet për gjetjen e autorit të vrasjes së biznesmenit ishin të vështira, pasi kishte marrë shumë kërcënime nga persona të ndryshëm, të cilëve u kishte marrë para borxh dhe nuk ua kishte kthyer.

Policia bën me dije se pas ekstradimit në Rinas, shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Autokracia e kartonëve dhe harta pa njerëz e udhëheqës Edit
  • Braçe: Sot, dita më e vështirë e 30 viteve, duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki
  • Presidentja e minutës së fundit
  • Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Diellën

Komentet e Fundit

  1. Sali on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  2. demo on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  3. nastradini on Ndihmoi qeverinë e Republikës Srpska, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës
  4. xxx on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. xxx on GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?