Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrau me thikë kolegun në lokal pasi pretendonte se e bullizonte, autori i dënuar më parë dhe me precedent penal
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrau me thikë kolegun në lokal pasi pretendonte se e bullizonte, autori i dënuar më parë dhe me precedent penal
AktualitetKronike

Vrau me thikë kolegun në lokal pasi pretendonte se e bullizonte, autori i dënuar më parë dhe me precedent penal

Published: October 29, 2025
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e krimit të ndodhur një ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit, ku u vra me thikë kuzhinieri, Indrit Ismaillari.

Autori i krimit është kolegu i tij picier, Flip Shehu 41 vjeç, që sipas policisë është person me precedent të mëparshëm penal.

Shehu u arrestua nga policia pas krimit, ndërsa policia thotë se ka sekuestruar edhe armën e krimit, një thikë.

- Publicitet -

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së djeshme në zonën e Komunës së Parisit.

Blutë informojnë se autori dhe viktima ishin të dy punonjës të lokalit dhe se krimi ka ndodhur brenda ambienteve të “City Lounge”

34-vjeçari Indrit Ismaillari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua nga policia pas krimit.

Raportohet se sherret mes picierit dhe kuzhinierit ishin të vazhdueshme, ndërsa 41-vjeçari pretendonte se viktima e bullizonte

Njoftimi i policise sot (29 tetor): 

Vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit, ku punonin të dy, arrestohet në flagrancë autori, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas krimit.

I arrestuari, i dënuar më parë për posedim të armëve të ftohta.

Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se u krye krimi.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në Komunën e Parisit, ku shtetasi F. Sh. dyshohet se vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., 36 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit ku punonin të dy, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Nr. 2 dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Sh., 41 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se shtetasi F. Sh. kreu vrasjen.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi F. Sh., i cili u kap menjëherë pas krimit, ishte i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vendimi i Sylvinhos, ish-trajneri i Kombëtares refuzoi kthimin te klubi i njohur brazilian
  • Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi
  • Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve
  • VIDEO: Ambasadori i ri, takim në SPAK i shoqëruar nga senatorë amerikanë
  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?