Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: Barrikadat do të hiqen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç: Barrikadat do të hiqen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe
AktualitetBote

Vuçiç: Barrikadat do të hiqen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Published: December 21, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Fillimisht Asociacioni i komunave, pastaj ne do të largojmë barrikadat”, tha Vuçiç për gazetarët në Azerbajxhan, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Për krijimin e Asociacionit, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Autoritetet në Kosovë kanë argumentuar se krijimi i këtij Asociacioni do të ishte i dëmshëm për Kosovën.

- Publicitet -

Sipas Vuçiqit, Kosova nuk dëshiron të dëgjojë, por vetëm dëshiron që ta poshtërojë Serbinë.

Ai theksoi se sjellja e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, është më e drejtë krahasuar me sjelljen e shumicës së qeverive perëndimore.

“Ata [KFOR] po e trajtojnë situatën me seriozitet dhe me përgjegjësi”, tha Vuçiç.

Ai kërkoi shpjegim nga Kosova sa i përket arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç, duke shtuar se Beogradi nuk e di arsyen e arrestimit të tij.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiç – që u arrestua më 10 dhjetor – dyshohet për organizimin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për shkak të arrestimit të Pantiçit, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – të Jarinjës dhe Bërnjakut.

KFOR-i ka njoftuar se ka rritur prezencën në Jarinjë për shkak të mundësisë së pranisë së “grupeve të organizuara kriminale”.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë kapacitete për të larguar barrikadat, por i kanë dhënë kohë KFOR-it që t’i largojnë ato në mënyrë paqësore./REL

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • berka says:
    December 21, 2022 at 7:04 pm

    Shume mire do bejen ti mbajne aty barikadat. te ndahet njeher e pergjithmone kombi shqiptar me kombin e qelbur serb. As Njohja nuk i hyn ne pune Kosoves dhe asiciacionit ti hane ate m.. Kosova duhet te ece perpara sikur serbia te mos ekzistoje. Prostitutat e diplomacise perendimore ikin dhe vijne , Kosova te shikoje hallet e veta se ka plot. Askush nuk po e ndihmon , vetem po e sabotojne.

    Reply
  • Prostituta Kombetare Sali $ Ed says:
    December 21, 2022 at 8:19 pm

    Interesant !!
    Akoma nuk eshte nisur Salija, mul noka, Çiljeta, Xeni, Gita, i Qimi i Pekjajve, Tritan Shehu, Genc pollo?!?!?!
    Vetem keta i çlirojne trojet shqiptare!
    Me e pakta, te sulmoje serbiçka nga Veriu dhe salija ti veje flaken kryeqytetit!
    Shkaqe ka plot, jo teatri, jo treni apo porti?!
    Rrofte Tallavaja, Salija e Rrumpalla!

    Reply
  • Rusia nuk do te kete nje Serbi te Vogel ne Kosove. says:
    December 21, 2022 at 8:23 pm

    Pse Serbia vendos per barrikadat te hiqen apo te vendosen? Associacion serb, apo nje Serbi e Vogel ne sherbim te Rusise, nuk do te kete kurr ne Republiken e Kosoves, edhe pse ndonje ndermjetes i korruptuar dhe i blere po provokon diplomacine nderkombetare.

    Reply
  • demo says:
    December 21, 2022 at 10:33 pm

    Me keto barrikadat neser i vendos prape dhe kerkon pushtimin e Kosoves,,KREJT.
    REZISTANCA PA KOMPROMIS I JEP FUND NJE TMERRI PA FUND.

    Reply
  • Andis says:
    December 22, 2022 at 2:56 am

    Kosova kurre nuk do njohe asosacionet qe jane me klecka nga mbrapa. Poshte serbia kriminale

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi
  • Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ
  • Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
  • ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?