Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç i ankohet Macronit: Kosova s’ka bërë asgjë për përparimin e dialogut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç i ankohet Macronit: Kosova s’ka bërë asgjë për përparimin e dialogut
AktualitetKosovë

Vuçiç i ankohet Macronit: Kosova s’ka bërë asgjë për përparimin e dialogut

Published: April 9, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po qëndron në Paris, ku u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Gjatë konferencës për media pas takimit me Macronin, Vuçiç foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Udhëheqësi serb pretendoi se Serbia ka përmbushur “tre gjëra” sa i përket Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit – të arritur vitin e kaluar – dhe parakusht i saj, sipas tij, ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që Kosova nuk e ka përmbushur, njofton REL.

- Publicitet -

“[Kosova] po kryen shpronësim në veri, nuk ka hetim për plagosjen e serbëve në Kosovë”, tha Vuçiç.

Para nisjes së tij drejt Parisit, Vuçiç ka njoftuar se do të diskutojë për 14 tema me presidentin francez – nga industria e agrikultura, deri te inteligjenca artificiale dhe energjia bërthamore.

Më 5 prill, Qeveria e Serbisë miratoi një Memorandum të Mirëkuptimit me kompaninë energjetike franceze EDF, për vënien e një marrëdhënieje bashkëpunimi për tranzicion energjetik, e cila, siç ka shpjeguar Ministria e Energjisë e Serbisë, krijon kushtet për një partneritet strategjik në vlerësimin e potencialit për zhvillimin e një programi bërthamor civil në Serbi.

Pallati Elize ka njoftuar më herët se dy udhëheqësit do të diskutojnë për integrimin evropian të Serbisë dhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, se Macron do të “konfirmojë angazhimin e tij dhe mbështetjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë”, dhe se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në Bashkimin Evropian.

Franca dhe Gjermania kanë ideuar Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën dy palët e pranuan në fund të shkurtit të 2023-tës në Bruksel – ndërsa palët u pajtuan për Aneksin për zbatimin e marrëveshjes në mars të të njëjtit vit, në Ohër. Ky do të jetë takimi i njëzetë ndërmjet Vuçiçit dhe Macronit deri më sot.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit
  • Apeli i Posaçëm riçel gjykimin për pasurinë e Lefter Kokës
  • Vendimi për ish-krerët e UÇK, si e përcollën mediat ndërkombëtare
  • Konflikti për Aeroportin e Vlorës, arbitrazhi i Londrës i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  • Paul Williams: Qeveria e Kosovës ta zhbëjë gjykatën, po dënohen viktimat

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?