Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: Javën e ardhshme këshilltari amerikan do të vizitojë Beogradin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç: Javën e ardhshme këshilltari amerikan do të vizitojë Beogradin
AktualitetBote

Vuçiç: Javën e ardhshme këshilltari amerikan do të vizitojë Beogradin

Published: January 4, 2023
Shpërndaje

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Beogradin më 11 ose 12 janar, njoftoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“Besoj në krijimin e raporteve më të mira me Shtetet e Bashkuara. Të shohim se si do të shkojë. Nuk do të jetë një bisedë e lehtë, por besoj se ne mund të flasim”, tha Vuçiç gjatë një konference për media.

Chollet kishte anuluar një vizitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bruksel në dhjetor për shkak se doli pozitiv për koronavirus. Gjatë një konference për media në Beograd, Vuçiç tha se pas zyrtarit amerikan, Serbinë do ta vizitojnë edhe negociatorët evropianë.

- Publicitet -

“Pas kësaj, unë pres arritjen e të gjithë këtyre ekspertëve nga Evropa”, shtoi ai.

Zyrtarët amerikanë dhe evropianë do të qëndrojnë në Beograd në përpjekje për të përshpejtuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kosovës dhe Serbisë u është ofruar një propozim franko-gjerman në emër të Bashkimit Evropian. Ky propozim ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Ky dokument nuk është bërë publik, por u është prezantuar të dyja palëve.

“Ata veçse po sillen sikurse ky të ishte një propozim që nuk mund të refuzohet”, tha Vuçiç, duke insistuar se ky ende është draft-dokument.

I pyetur se cila do të ishte zgjidhja e pranueshme për Beogradin, Vuçiq tha se Serbia i përmbahet Kushtetutës së saj.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për zgjidhje të panumërta kompromisi”, shtoi ai.

Kushtetuta e Serbisë thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Gjatë konferencës, Vuçiq po ashtu foli edhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“A mund t’i kundërshtojmë në Këshillin e Evropës? Është e vështirë. A mundemi në UNESCO? Ne do të luftojmë”, tha ai.

Në maj, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Vuçiç po ashtu foli për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, duke pretenduar se janë në pritje që shteti i dhjetë të tërheqë njohjen, por pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Ai pretendoi se nëntë shtete veçse kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës thotë se vendin deri më tani e kanë njohur 106 vende. Autoritetet në Prishtinë më herët kanë hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen.

Ndryshe, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Pritjet janë që ky proces të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

Por, Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket përfundimit të dialogut. Përderisa Prishtina dëshiron që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi – pa specifikuar se çfarë saktësisht nënkupton ai kompromis.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën
  • Hodhën sende të forta në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
  • Buffon e mbyll me Kombëtaren e Italisë: Nuk janë më kushte për të vazhduar
  • Rrëmbeu ish-të fejuarën dhe vrau ish-vjehrrin, autori 4 vjet më parë u mor peng në Britani për 400 mijë paund

Komentet e Fundit

  1. Indriti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. tarasi on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Wrzzt on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Anonymous on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Arlinda Ymeraj on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?