Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç kërcënon pasi Kosova vendosi reciprocitet për letërnjoftimet: Përgjigjja jonë do të jetë vdekjeprurëse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vuçiç kërcënon pasi Kosova vendosi reciprocitet për letërnjoftimet: Përgjigjja jonë do të jetë vdekjeprurëse
BoteKosovëKryesore

Vuçiç kërcënon pasi Kosova vendosi reciprocitet për letërnjoftimet: Përgjigjja jonë do të jetë vdekjeprurëse

Published: June 29, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se ka pranuar kërkesa të reja nga bashkësia ndërkombëtare në lidhje me Kosovën. Këto kërkesa, ai tha se ia ka sjellë emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, që pas tri ditësh qëndrim në Kosovë, të mërkurën pasdite u nis për Beograd.

Vuçiçi këtë e lidhi me vendimet e së mërkurës të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim dhe për mundësinë e fundit dhënë serbëve që kanë vetura me targa të Serbisë, por në emër të qyteteve të Kosovës.

Vuçiçi tha se gjithë kjo është përgatitje për një “Stuhi tjetër”, duke iu referuar aksionit të Kroacisë më 1995, kur ky vend çliroi një pjesë të territorit që mbahej nga forcat serbe. Serbia pretendon se më këtë aksion u vranë qindra serbë e u dëbuan mbi 200 mijë të tjerë.

- Publicitet -

Ai th se “s’do të lejohet një stuhi tjetër” dhe kërcënoi: “Ata udhëheqësit e Kosovës  morën dy vendime në institucionet e tyre të përkohshme. Njëri ka të bëjë me ndalimin e hyrjes me karta të identitetit në provincë dhe tjetri është një vendim me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët nga veriu, për të krijuar një stuhi të re. Për vite kanë bërë fushatë për t’i detyruar serbët të pranojnë targat e tyre”, tha ai, përcjell “B92”. “Dhanë një afat, Prishtina planifikon sulm të përgjithshëm më 1 tetor në veri. Dhe populli duhet ta dijë këtë”.

Për këto vendime, ai fajësoi Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

“Këto vende i mbështesin”, shtoi ai.

Për SHBA-në, tha se është më pak arrogantja në mesin e vendeve të Quintit, ku bëjnë pjesë edhe Britania, Gjermania, Franca e Italia.

Presidenti serb gjatë fjalimit që mbajti në një televizion në Serbi për këtë temë, edhe kërcënoi. “Përgjigjja jonë do të jetë e matur, por vdekjeprurëse dhe e vërtetë”, tha ai./Koha.net

a.m/dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Aldrin says:
    June 30, 2022 at 12:22 am

    Mos more, si nuk ka vajtur Ramuti ta qetesoje.
    Me e pakta, qe te mos mundohet deri ne Beograd, le ta shpalli Durresin port te Serbise.

    Reply
    • 666 says:
      June 30, 2022 at 10:34 am

      Prandaj Kosova duhet te hyje ne Ballkanin e hapur si province e Serbise!

      Reply
      • Aron says:
        June 30, 2022 at 4:31 pm

        Ne fakt nuk eshte keshtu. Ne Ballkanin e Hapur, Kosoves nuk i jane vene ndonje kufizim, por te ulet si e barabarte. Vetem dje ambasadori Amerikan ne Kosove e perserti prape qe Amerika e mbeshtet ‘Balkanin e Hapur’, sepse eshte projekt Amerikan.

        Reply
  • Arben says:
    June 30, 2022 at 3:36 am

    Dërri do plumbin

    Reply
    • Aron says:
      June 30, 2022 at 4:30 pm

      Ne fakt nuk eshte keshtu. Ne Ballkanin e Hapur, Kosoves nuk i jane vene ndonje kufizim, por te ulet si e barabarte. Vetem dje ambasadori Amerikan ne Kosove e perserti prape qe Amerika e mbeshtet ‘Balkanin e Hapur’, sepse eshte projekt Amerikan.

      Reply
  • Vucic me se fundit e nxorri fytyren e vertet si pjelle milloviciane says:
    June 30, 2022 at 5:41 am

    Vucic po pergatitet ti shkoje pas milloshevicjaneve, si duket e ka marre malli per milloshevicet! Harron vucic se jeton e ushqehet ne gadishullin Illyria, prone e shqiptareve……..

    Reply
  • Gjush akullorja says:
    June 30, 2022 at 6:46 am

    E shfrytezoi Vucic rastin qe Rama po i shpjegonte demokracine presidentit Biden dhe ka bere kte deklarate se ndryshe nuk do guxonte pa konsultim me liderin boteror

    Reply
  • Tarasi says:
    June 30, 2022 at 9:20 am

    ALBIN KURTI DUHET TE BËHET KRYEMINISTRI I GJITHË SHQIPTARËVE… BOLL ME LEGENA QË SHITEN SA NË SERBI EDHE NË GREQI… ËSHTË MËSUAR ME RAMËN SERBI VUÇIÇ… SKA RAMË NË KOSOVË OR SERB BUSHTRA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?