Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: Nuk e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në OKB
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç: Nuk e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në OKB
AktualitetKosovë

Vuçiç: Nuk e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në OKB

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

Serbia nuk do të mbështesë kurrë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kështu u shpreh presidenti Aleksandër Vuçiç, pavarësisht faktit se ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga BE-ja për normalizim të raporteve me Kosovën e ku ndër të tjera, kërkohet që Beogradi të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Sot mbushen 10 vjet nga miratimi i marrëveshjes së Brukselit. Formoni asociacionin e komunave serbe me kompetenca thelbësore dhe kur ta bëni këtë, Serbia do të bëjë pjesën e saj të punës. Nuk ka lojëra lidhur me këtë”, u shpreh Vuçiç.

Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom, në Beograd, presidenti Vuçiç theksoi se do të përmbushin pjesën e tyre të detyrimeve, vetëm pasi Kosova të zbatojë marrëveshjen për asociacionin.

- Publicitet -

“Që të mos ketë dilema unë e përsërita cilat janë qëndrimet e Republikës se Serbisë, që do të thotë se Serbia do të përmbushë ato pika që ka marrë përsipër, por nuk do ta mbështesë kurrë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Për këtë i kam informuar qartë të gjithë ata që marrin pjesë në negociata edhe palën tjetër, edhe Borell, edhe Lajçakun, Scholz, Macronin, Blinkenin dhe të gjithë në rruzullin tokësor me të cilët kemi folur”.

Sakaq, ministri suedez shprehu pritshmërinë për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit.

Sipas drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic raundi i ardhshëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është parashikuar të mbahet më 2 maj në Bruksel, do t’i dedikohet Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një intervistë për RTS, ai tha se në takimin mes Aleksanderi Vuçiç dhe Albin Kurti do të merren hapa më konkretë për formimin e asociacionit, jo siç e dëshiron kryeministri Kurti po siç është rënë dakord në marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015.

Hapi i parë tij është prezantimi i projektstatutit të asociacionit nga ekipi menaxhues, pasuar nga një diskutim mbi propozimin.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
  • “Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, ministrja serbe tërhiqet dhe kërkon falje
  • Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë
  • Vuçiç “distancohet” nga thirrjet fashiste të ministres së tij për “spastrim etnik” të Kosovës
  • Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE

Komentet e Fundit

  1. Durrësi on Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë rreth 200 milionë euro
  2. xhaxhi moderatori on Seanca plenare, autobotë me ujë dhe forca të shumta policie rrethojnë Kuvendin
  3. nastradini on Sulmet e Edi Ramës dhe të Sali Berishës kundër SPAK, Braho: Retorikë politike, por më vjen mirë
  4. demo on PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?