Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: Nuk ka shans që të lejojmë Kosovën në OKB
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç: Nuk ka shans që të lejojmë Kosovën në OKB
AktualitetBoteKosovë

Vuçiç: Nuk ka shans që të lejojmë Kosovën në OKB

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk ka shanse që Beogradi të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, Serbia do të ketë probleme edhe nëse e pranon ose refuzon që Kosova të anëtarësohet në OKB.

“Nëse ne pranojmë, nuk do të jeni në gjendje që të na largoni ndonjëherë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, ne do të izolohemi. Gjithçka ka pasojat e veta”, tha Vuçiç më 19 shtator.

- Publicitet -

Presidenti i Serbisë tha se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte.

“Të them se gjithçka e publikuar [në portalin AlbanianPost] është e saktë, nuk mundem. Nuk më kujtohet gjithçka që ishte shkruar në ato katër faqe. E kam ditur se nuk duhej ta pranoja atë dokument”, tha Vuçiç, duke thënë se pala serbe nuk e ka nxjerrë në publik këtë dokument.

Gjatë fundjavës u publikua një dokument që thuhej se ishte “korniza e re” e propozuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve.

Palët kanë dallime të mëdha sa i përket përfundimit të këtij procesi. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia ka thënë se dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se çfarë do të nënkuptonte një zgjidhje e tillë.

Ndryshe, Vuçiq do të marrë pjesë në mbledhjen e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në Nju Jork më 23 shtator. Ai do të mbajë një fjalim më 21 shtator gjatë një debati të liderëve botërorë./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    September 19, 2022 at 7:43 pm

    Serbi e ka te qarte qe Kosova nuk eshte me serbi dhe nuk behet me per gjithe jeten.Eshte nje film i mbyllur per Serbine.Ai e thote me fjale diplomatike prej kaqe vitesh qe e perkethyer ne gjuhen popullore eshte:O shqiptare,o gomere ,o kafshe behuniShqiperi-Kosove nje dhe mer fund ngerci.Edhe ne serbet kemi leverdi sepse na hapet mundesia te dalim ne det duke pasur nje fqinjesi te mire.Prandaj dhe ne nuk e njohim Kosoven shtet.Ne njohim nje shtet -Shqiperi.Behuni nje ,c’fare prisni,Boten prisni qe tju bashkoje?Amerika i u a dha kete mundesi.Ndergjegjesohuni per kombin tuaj sic jemi ne nacionaliste per kombin tone serb.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 20, 2022 at 4:42 pm

    1. Ne kete moment eshte e veshtire marja e vendimeve kapitale nga kushdo.

    2. Ujrat jane shum te turbulluar, mjegullnaje e jashtezakoneshme, dhe parashikimet te veshtira.

    3. Le te shpresojme se lufta ne Ukraine do zgjidhet me mirekuptim.

    4. Pas nje peridhe tranzicione ujrat do pastrohen, mjegullnaja do largohe, dhe mumd te meren vendime qe i rezistojne kohes.

    5. Jam optimist i permbajtur, se problemet Kosove-Serbi, do zgjidhen hap pas hapi, ne te miren e perbashket te dy paleve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?