Teksa po mban një bashkëbisedim me gazetarë para samitit të BE me Ballkanin e Hapur, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për refuzimin e Aleksandër Vuçiç për të marrë pjesë.
“Për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit. Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit. E kundërta do të ishte katastrofë për të dhe për Serbinë”, tha Rama.
Rama theksoi se i vetmi që nuk do të jetë pjesë është kryeministri i Spanjës për shkak se vendi i tij ka ditën e Kushtetutës.
“Vetëm kryeministri i Spanjës nuk do të jetë. Më ka çuar një sqarim me anë të një letre. Spanja ka ditën e Kushtetutës, dhe është ditë me rëndësi shumë të madhe. I dini dhe tensionet e brendshme në Spanjë. Letra e tij është mbështetëse dhe e mjaftueshëm për pamundësinë e pjesëmarrjes. Të tjerët do të jenë të pranishëm”, tha Rama.
Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të emëruar Nenad Rashiçin si ministër për Komunitetet në qeverinë e tij dhe Rada Trajkoviçin si zëvendësen e tij, ka shkaktuar një reagim deri tani të paparë të presidentit të Serbisë.
Me një ton të ashpër Aleksandar Vuçiç e ka quajtur kryeministrin e Kosovës “llum terrorist”, duke u shprehur “se kanë zgjedhur llumin më të keq serb nga fundi i koshit që nuk kanë kurrfarë besimi në Serbi, por që kanë besimin e Kurtit dhe të agjenturave perëndimore”.
Kësaj ai i shtoi edhe paralajmërimin se nuk do të shkojë në samitin e paralajmëruar të 6 dhjetorit.
Pas kësaj deklarate, Vuçiçit i kanë bërë thirrje një sërë zyrtarësh të BE që të marrë pjesë në Samitin në Tiranë.
j.l./ dita

Vucic si Rama dhe te tjere eshte krijes dhe INSTALIM PERENDIMOR. Situatat rezikojn pushtetin e tij dhe ne krye mund te dal nje ORTODOKS-KRISTIAN i VERTET.
Vucic si Rama dhe te tjere eshte krijes dhe INSTALIM PERENDIMOR. Situatat rezikojn pushtetin e tij dhe ne krye mund te dal nje ORTODOKS-KRISTIAN i VERTET.
DO TE VIJ MORE DO TE VIJ
DO TE VIJ PATJETER
SE LE VELLANE NE BALTE
JANE UJQER TE VJETER
JANE VELLEZER SIAMEZ
PRISNI E SHIKONI
NE NJE DITE DO THYEJN QAFEN
QE TE DY NGA FRONI
Super BILIONA DOLLAR ka investuar PERENDIMI ne Serbi. Beogradin, PERENDIMI e ka projektuar si kryqender te gjithe shqiptareve, sikur vendosi me Titon, por ndori mendje,
Inferiorat emocional, vetem lehin.
Nuk i besoj kesaj deklarate!?
Spanja, hee, historikisht kurvërojnë me Anglinë kundër Francës,Italisë,Hollandes dhe Gjermanisë.
Politika e Madritit është si e Londrës, ka ftohtesine,lëvizjen dhe efikasitetin si të gjarprit.
Robert Vevecka .
Te gjithe ne Shqiptaret kudo ku jemi ,punojme dhe banojme , ti lutemi zotit e shyqyr qe kemi nje kryeminister , si zoti i nderuar Albin Kurti . Na ka pare zoti .
CIRK
BEOGRADI MOSKVA DODIG BERISHA META ME TË NJËJTIN PLAN DIVERZANT QË SAMITI SA MA SHUM TË MINOHET DHE TIRANA TË DËSHTON PLOTËSISHTË KY ËSHTË QËLLIMI I PËRBASHKĒT ÇDO ALIBI ËSHTË TENTIM MASHTRIMI
Vucic eshte duke pritur driten jeshile nga Kosova se do te kete nje shtrengim duarsh ne fund te samitit
Rames i vjen keq per Vucic dhe i dhimbset Serbia qe nuk eshte pjese e Samitit.
Robert Vevecka, Albin Kurti eshte kryeminister i Kosoves dhe rrjedhimisht i kosovareve. Gjithashtu thirrjen per lutje te zoti beje ne xhami ose ne kishe.
Ktej thoete e organizon BE ne vetem pjesemarres jemi, ktej thote se ka marre mungesat dhe vetem spanjolli bind me arsyen pse nuk vjen dhe i ka cu leter liderit nderkombetar Edvin kristaq rames me dy klase shkolle. Hajde skipetare kush jua drejton qivirine, tamam sic e meritoni.