Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri: Pjesa më e madhe e pajisjeve është blerë në fshehtësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri: Pjesa më e madhe e pajisjeve është blerë në fshehtësi
Lajmi i funditRajoni

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri: Pjesa më e madhe e pajisjeve është blerë në fshehtësi

Published: June 21, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm një numër i vogël njerëzish e di” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”.

Në një intervistë për televizionin Prva më 20 qershor, ai tha se gjatë një “parade të madhe” ushtarake në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka që posedon.

“E kemi mbajtur të fshehur, por këto janë ndryshime të mëdha për Ushtrinë e Serbisë në periudhën e ardhshme. Janë më së shumti pesë persona që dinë çfarë kemi sjellë. Qëllimi ynë është ta mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiç, pa sqaruar se nga kush Serbia duhet të “mbrohet”.

Ai shtoi se ushtria “po bëhet tmerrësisht goditëse”.

Vuçiç tha se Serbia ka mbajtur të fshehura edhe shumë pajisje që ka blerë dhe paralajmëroi se “shumë do të habiten” kur të shohin çfarë posedon ushtria.

Sipas tij, Prishtina, Zagrebi dhe Tirana “po krijojnë një aleancë ushtarake” dhe se vazhdimisht po e ftojnë Sofjen që t’u bashkohet, gjë që e ka detyruar Serbinë “të armatoset”.

- Publicitet -

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan më 18 mars një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Deklarata është përshkruar si një dokument trilateral që forcon bashkëpunimin dhe thekson rëndësinë e një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal, ndërkohë që nënshkruesit mohuan se synojnë krijimin e një aleance ushtarake.

Vuçiq theksoi se Beogradi nuk përbën kërcënim për vendet fqinje dhe se “nuk do të jetë i pari që do të qëllojë me shigjetë”, por se “duhet të jetë vigjilent”.

“Jemi të rrethuar nga vende të NATO-s – kë mund të kërcënojmë ne? Askënd. Por duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiç.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Igor says:
    June 21, 2025 at 2:37 pm

    Mos u lodh pse e dime ma mire se ty vet ,kur ka bere dicka Serbia haptas as nji here qe 200 vite ju jeni dhelpra e Evropes dhe mos mendoni se ju beson dikush vetem Injorantet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve
  • Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  • A po jetojmë mes 1984 të Orwell-it dhe Fahrenheit 451 të Bradbury-t?
  • Bie Microsoft, paralizë globale e teknologjisë në mbi 70 vende të botës, bllokohen institucione, aeroporte e spitale
  • Skandali i Nvidia, çfarë rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian
  2. Vlora 97 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Mollosi on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Phoenix on Prapa perdes së pushtetit
  5. prehistoriku on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?