Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç propozon reforma pas masakrës që tronditi vendin: Përgjegjësi penale që 12 vjeç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç propozon reforma pas masakrës që tronditi vendin: Përgjegjësi penale që 12 vjeç
AktualitetBote

Vuçiç propozon reforma pas masakrës që tronditi vendin: Përgjegjësi penale që 12 vjeç

Published: May 4, 2023
Shpërndaje

Serbia është ende në gjendje shoku, pas masakrës së ndodhur të mërkurën në një shkollë fillore të Beogradit, ku një 14-vjeçar hapi zjarr dhe vrau 8 bashkëmoshatarë dhe një roje sigurie.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se 5 nga personat e lënduar janë në gjendje të qëndrueshme, por dy fëmijë thuhet të jenë ne gjendje kritike.

Autori i dyshuar i ngjarjes, i vënë në pranga nga policia përdori dy pistoletat e blera në mënyrë të ligjshme të të atit për sulmin e planifikuar. Sipas policisë, ai kishte hartuar një listë me shënjestrat e tij në shkollën ku studionte edhe vetë

- Publicitet -

Bashkë me të janë arrestuar edhe dy prindërit e tij. Siç thuhet, adoleshenti kishte shkuar disa herë me babain e tij, për t’u ushtruar për qitje në largësi.

Në një fjalim televiziv për kombin mbrëmjen e së mërkurës, presidenti Vuçiç tha se 14-vjeçari, i cili sipas ligjit serb nuk mund të mbajë përgjegjësi penale, do të dërgohet në një klinikë psikiatrike. Ai e cilësoi sulmin si ditën më të vështirë në kohët moderne të vendit.

“Serbia është e bashkuara në këtë dhimbje, që është më e madhe se çdo dhimbje tjetër që mbajmë mend. Është përgjegjësia jonë të gjejmë shkaqet, në mënyrë që diçka e ngjashme të mos ndodhë kurrë më”, tha presidenti.

Vuçiç sugjeroi që mosha e përgjegjësisë penale të ulet në 12 vjeç pas sulmit të së mërkurës dhe propozoi gjithashtu një sërë reformash të tjera, përfshirë kontroll i licencave të armëve të zjarrit dhe shtrëngim i rregullave se kush mund të lejohet në ushtrime qitjeje.

Shumica e viktimave ishin vajza dhe kishin lindur në vitin 2009, çka do të thotë se ishin të moshës 13 ose 14 vjeç.

Motivet e krimit mbeten ende të paqarta.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti merr mandatin si kryeministër, prezantohet kabineti i ri
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  • AKU: Salmonelë dhe antibiotikë të rrezikshëm në mishin e importuar nga Brazili
  • “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  • Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  2. MeteH on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  3. Anonymous on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  4. olaola on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  5. Detari on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?