Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç s’do të marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor, Varhelyi: Serbia të harmonizojë politikat me BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vuçiç s’do të marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor, Varhelyi: Serbia të harmonizojë politikat me BE
BoteLajmi i fundit

Vuçiç s’do të marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor, Varhelyi: Serbia të harmonizojë politikat me BE

Published: May 14, 2024
Shpërndaje

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë të hënën në Beograd se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, duhet të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian, të përmirësojë demokracinë si dhe sundimin e ligjit.

Ai ka thënë se shpreson që Serbia dhe vendet tjera në rajon, të jenë pjesë e BE-së deri në fund të mandatit të legjislaturës së re të Komisionit Evropian, nëse i zbatojnë të gjitha reformat e domosdoshme.

“Është e qartë që dera është e hapur. BE-ja është gati për të pranuar anëtarë të rinj. Brenda pesë vjetëve, po. Është krejtësisht e mundshme”, ka thënë Varhelyi më 13 maj, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

- Publicitet -

Diskutimet për Srebrenicën

Në diskutimet me Vuçiçin, tema kryesore ka qenë Plani i BE-së për Rritje Ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, mirëpo Varhelyi e ka përmendur edhe rezolutën për gjenocid në Srebrenicë, për të cilën planifikohet të diskutohet në Kombet e Bashkuara.

“Nuk pajtohem aspak me stigmatizimin e popullit serb kur është fjala për rezolutën për Srebrenicën. Faji kolektiv dhe ndëshkimi kolektiv nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e vlerave tona. Mirëpo, fajtorët duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë”, ka thënë Varhelyi.

Në propozimin final për rezolutën – në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë – vendimi i OKB-së “për shpalljen e 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë më 1995, do të shënohet çdo vit”.

OKB-ja, sipas tekstit, “dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare t’i ruajnë faktet”.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e ka cilësuar si gjenocid krimin e kryer në Srebrenicë, ku janë vrarë më shumë se 8.000 burra dhe djem.

Deri tani, më shumë se 50 njerëz janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Vuçiç nuk do të udhëtojë në Kotor

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian në Kotor të Malit të Zi, sepse mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën në Srebrenicë do të mbahet me shumë mundësi të mërkurën.

“Sonte udhëtoj në Nju Jork, sepse dikush duhet të përgjigjet ndaj atyre që do të akuzojnë serbët se janë njerëz që kryejnë gjenocid”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se ndihma financiare e Brukselit përmes Planit të Rritjes, është e rëndësishme për Beogradin, dhe që pret se Serbia do të jetë pjesë e BE-së në të njëjtën kohë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Varhelyi, në anën tjetër, ka thënë se shtyn përpara idenë që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE edhe para anëtarësimit të plotë të rajonit në bllokun evropian.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE prej vitit 2012, ndërsa negociatat i ka nisur më 2014.

Prej vitit 2021, ajo ende nuk ka hapur kapituj të rinj, me qëllim të harmonizimit të ligjeve dhe kryerje të reformave të nevojshme.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin vjetor në Serbi, të prezantuar në nëntor të vitit 2023, Serbia ka marrë vlerësime të dobëta për kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me sundim të ligjit.

Beogradi, po ashtu, nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë, për nisje të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Brukseli i kërkon vazhdimisht diçka të tillë.

Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, konsiderohen kyçe për rrugën evropiane.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës – të shpallur në shkurt të vitit 2008 – prandaj dy vendet negociojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    May 14, 2024 at 8:47 am

    VO:
    -Është kohë e humbur që BE+SHBA merren me PUTININ NR.2 NË BALLKAN-Alecsandër VUÇIÇ.Ky ka deklaruar se Kosovën nuk do e njohi kurrë edhe sikur një SËRB TË NGELET I GJALLË.
    -Dhe pa u gjunjëzuar Beogradi nga Perëndimi,Kosova do të vazhdoi të mbrohet nga NATO PËRJETSISHT.
    -Në këto kushte Sërbia duhet të vihet nën SAKSIONE SI PUTINI..!
    -Qëndrimi tolerant i SHBA+BE ndaj PUTINIT NË UKRAINË..është GJUNJËZIM,PAAFTËSI, FRIKË,..ARMIQSOR..!

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    May 14, 2024 at 5:45 pm

    Vuçiç ka zgjedhur rrugë tjeter lereni të thyeje qafen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Marjana Koçeku ftohet në Parlamentin Europian për protestat e Tiranës
  • Planet për një samit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm janë vënë në dyshim
  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO dhe VIDEO: Protesta përballë Parlamentit u përshkallëzua me shoqërime të dhunshme
  2. K R on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”. U tentua të ndikohej vota e eurodeputetëve për rezolutën e Vjosë-Nartës
  3. K R on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. Kokpalari 21 janarit on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Vlora 97 on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?