Ka mbërritur në Tiranë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Ai është pritur me buzëqeshje nga kryeministri Rama.
Vuçiç shpjegoi për gazetarët arsyet pse vendosi që mos vinte në Samit.
“Disa reagime zyrtare për çështjen e Kosovës dhe dialogun, kjo ishte arsyeja kryesore. Por në fund pas konsultimeve që bëmë brenda shtetit vendosëm të vinim sepse jemi të përkushtuar ndaj dialogun dhe negociatave me BE. Mbetemi të vendosur në rrugën me BE. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje? Nuk po them që nuk jam…jam realist. Jam këtu të mësoj shumë nga BE dhe rajoni dhe t’i dëgjoj.
Në fund do shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Është e rëndëisshme që të marrim lajme të mira dhe ka 2 për çështje të energjisë. BE kërkon solidarizim. Janë shenja të mira për të gjitha vendet tona në BE. Duam të dëgjojmë më shumë, besoj se do të dëgjojmë strategjinë e BE për të ardhmen dhe kjo ka rëndësi maksimale për ne.
Serbia është vend i pavarur. I dimë dhe i njohim detyrimet tona. Kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në 99 dhe 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë. Për t’ju thënë diçka duke folur për këtë gjë’ keni dëgjuar ose shkruar gjatë 9-10 muajve të fundit se Serbia po sulmonte vendet e tjera në Ballkan.
Ne kemi përgënjeshtruar jo me deklarata por me vepra sepse është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuzë, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur dhe do të mbetet kështu”, tha Vuçiç.
Pavarësisht dilemës së tij për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Vuçiç konfirmoi përfundimisht dje pjesëmarrjen e tij në samit.
Ai tha dje se nuk kishte si të mungonte nga një samit i tillë, i cili është i rëndësishëm edhe për qytetarët serbë.
j.l./ dita

Vucic eshte person i moderuar, dhe krijon shprese per ura bashkepunimi. Rezistenca e tij per shume ceshtje eshte disi e justifikuar duke patur parasysh se cfare politikanesh e rrethojne ne Serbi. Keta te fundit jane gati ta hedhin poshte po ti “rreshkase kemba” dhe qendrimi i tij i moderuar ne ceshtjet qe ata kane me Kosoven konsiderohet “shkak i mire” per ta permbysur. Nje tjeter serb ne vend te Vucic, mund te ishte edhe me keq per Kosoven.
Kurre nuk e priti Albin Kurtin i buzeqeshur ky dobiç mafioz,ndersa alexander musliun alias vuçiçin e pret sikur ta kishte vella dobiçi.Kot nuk thone,dobiçet e rrespektojne njeri-tjetrin
Edi Rama – dobic e kaluar dobicit. Tradhetar i pa shoq ne bote.
Shqiptare ku jeni ju sjell nje porosi, qe ta mbani veth ne vesh perseri : Kur mua e Ramen duke u puthur te na shikoni, per “Sali-serbin” te shkruani mos harroni..
UKC dhe Mlioshevic ishin nje. Vec te shikoje te qeshurat e Raush Gjokes dhe Miloshevicit kur ishin se bashku.
Ikur kush iku per lesh, shqiptar apo serb qoft. Te dyja palet i cilesojn si heronj.