Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: Zbuluam eksplozivë pranë tubacionit të gazit drejt Hungarisë, informova Orban
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç: Zbuluam eksplozivë pranë tubacionit të gazit drejt Hungarisë, informova Orban
AktualitetBote

Vuçiç: Zbuluam eksplozivë pranë tubacionit të gazit drejt Hungarisë, informova Orban

Published: April 5, 2026
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se janë zbuluar eksplozivë pranë një tubacioni kryesor gazi që furnizon vendin dhe shtrihet drejt Hungarisë.

Sipas Vuçiç, policia dhe ushtria serbe kanë gjetur “eksplozivë me fuqi shkatërruese” pranë kësaj infrastrukture jetike, në një zonë afër qytetit Kanjiza, rreth 10 kilometra nga kufiri me Hungarinë.

Ai tha se eksplozivi ishte gjetur në dy çanta shpine, disa qindra metra larg tubacionit të gazit Balkan Stream, dhe mund të kishte shkaktuar dëme të mëdha në furnizimin me gaz të Serbisë dhe Hungarisë, si dhe rrezik për jetën e një numri të madh njerëzish.

- Publicitet -

Ai bëri të ditur se ka informuar kryeministrin hungarez Viktor Orban mbi rezultatet e para të hetimeve lidhur me kërcënimin ndaj tubacionit që lidh dy vendet.

Sipas presidentit serb, pranë eksplozivëve janë gjetur edhe fitila, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme.

“Ushtria serbe arriti të parandalojë një veprim kundër interesave jetike të vendit”, tha Vuçiç, duke paralajmëruar se Serbia do të reagojë ashpër ndaj çdo kërcënimi ndaj infrastrukturës kritike.

Kryeministri Orban konfirmoi më vonë informacionin, duke theksuar se autoritetet serbe kishin gjetur eksplozivë dhe pajisjet e nevojshme për aktivizimin e tyre.

Vuçiç shtoi se hetimi është në vazhdim dhe se agjencitë e inteligjencës së Serbisë po punojnë për të identifikuar grupin përgjegjës, i cili kishte si qëllim të dërgonte një mesazh politik. Ai paralajmëroi se cilido i kapur do të ndëshkohet rëndë.

Autoritetet serbe, përfshirë policinë dhe ushtrinë, po kontrollojnë zonën në komunën e Kanjizhës, rreth 15 kilometra nga kufiri me Hungarinë. Kontrolli kryhet me tokë dhe ajër, duke përdorur helikopterë, dronë, qen nuhatës, pajisje termike dhe ekipe kundërsabotimi.

Që më 19 mars, siguria është rritur edhe në stacionin e kompresorëve në Zhabar, pjesë e tubacionit Balkan Stream, për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme dhe nevojës për ruajtje të gazsjellësit rus që furnizon Hungarinë.

Ngjarja vjen në një moment të ndjeshëm politik, vetëm një javë para zgjedhjeve në Hungari, të cilat do të përcaktojnë nëse Orban do të zgjasë më tej pushtetin e tij.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?