Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka postuar një tjetër mesazh publik për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në disa postime rresht në rrjetet sociale, ambasadorja Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, duke lajmëruar së fundmi se ka takuar çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, aty ku edhe do intervistohen 3 kandidatët e SPAK.
Më tej në postimin e saj, Yuri Kim theksoi se procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet, por nuk përmend emra dhe shtoi se pasuesi i Arben Krajës nuk duhet të ketë frikë të vendosë në vend drejtësinë, e po ashtu nuk duhet të kryejë favore.
“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë dhe favore – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.
Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë.
Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”, shkruan ambasadorja.
1/4 Over the last week, we have met with every member of the High Prosecutorial Council (HPC) to underscore the importance of selecting a new chief of SPAK who – without fear or favor – will intensify the fight against corruption & organized crime.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 14, 2022
Prej kohësh, Yuri Kim zhvillon takime dhe lëshon mesazhe sesi duhet të jetë kreu i ri i SPAK.
Reagimet e saj u pasuan nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK. Por koha është e kufizuar pasi mandati i Krajës mbaron më 19 dhjetor.
j.l./ dita

Zonje :keni degjuar per gjygjin e Nürnbergut ne Gjermani?vetem neqoftese vendosen gjygjtare te huaj denohen maskarenjte e ketij vendi perndryshe :mos genjeni njerezit e ndershem shqiptare duke i mbajtur me shprese se eshte turp!
KIM E KE GABIM
MOS PYET ATA
QE PER NE KANE TRU
SA NJE KALAMA
KY VEND KURRE NUK VUAJTI
PER BURRA E LIDER
POR JUVE KERKONI
VETEM MYTEBER
NE DUAM VERTET
TE BEJME VATAN
GEGEN ESHTE PER KOMB
TOSKA PER SAHAN
E ke bere Edi Ramen si Sulltani Hassanal i Bruneut o zonja Kim dhe tani kujton se me kryetarin e SPAK kujton se do te kontrollosh Drejtesine Enveriste shqyptare te Edvin Kanibalit, ja degjo nje histori te vertete nga intelektuali qe te vesh mend dhe te mos shkosh te varrezat e kanibaleve te Enverit per te bere homazhe me ambasadorin e Ukraines qe mund te ngreje nga varri viktimat e komunizmit ne Shqypni degjo dhe mba vesh nje histoi te vertete o zonja Kim
“ Kur nje ambasador gjerman u zhduk pa gjurme ne Mbreterine e Sulltanit Hassanal te Bruneut ministria e jashteme gjermane i dergoi nje leter proteste Sulltanit per te gjetur dhe kthyer ne Gjermani ambasadorin e zhdukur Sulltani u pergjegj: “Ambasadorin tuaj e kane ngrene fiset kanibale kur u shkoi per nje vizite, prandaj rekomandoj edhe ju te hani ambasadorin tone ne Berlin qe te ruajme miqesine tone shumevjecare dhe raspektin qe kemi per ju si partner strategjik”