Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Zbardhet ngjarja e rëndë me çiftin shqiptar në zonën luksoze të Floridas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Zbardhet ngjarja e rëndë me çiftin shqiptar në zonën luksoze të Floridas
BoteLajmi i fundit

FOTO: Zbardhet ngjarja e rëndë me çiftin shqiptar në zonën luksoze të Floridas

Published: November 29, 2024
Shpërndaje

Detaje të rënda janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një çifti shqiptar në Florida të SHBA-së. Sipas mediave të huaja, një burrë dhe një grua u gjetën të vdekur në një apartament të zonës më luksoze të qytetit, në katin e 45-të.

Policia mori njoftimin rreth mesnatës të së mërkurën, pas aktivizimit të teknologjisë ShotSpotter dhe telefonatave të shumta në 911, ku raportohej për të shtëna në një prej ndërtesave të kompleksit “The Beach Club” i njohur për luksin dhe masat e forta të sigurisë.

Titrat e mediave amerikane dhe apartamenti ku ndodhi ngjarja e rëndë

Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, ata gjetën një burrë dhe një grua pa shenja jete, me plagë të shumta nga arma e zjarrit. Viktimat janë Pajtim Krasniqi, 34 vjeç dhe partnerja e tij, Sabrina Krasniqi 27 vjeçe.

- Publicitet -

Hetuesit thanë se Sabrina e qëlloi burrin e saj disa herë përpara se t’i jepte fund edhe vetes.

Lidhur me këtë tragjedi, ka reaguar edhe vetë motra e Pajtimit, Albana përmes një postimi në rrjete sociale të shkruar në gjuhën angleze.

Motra e të ndjerit e ka akuzuar kunatën e saj, për këtë vrasje makabre.

Plumbat në xham, majtas viktima Pajtim Krasniqi

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë.

Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, shkroi motra e viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku raportohet se janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna me armë zjarri të njëpasnjëshme. Pas të shtënave, policia dhe hetuesit lokalizuan viktimat në ballkonin e apartamentit, një burrë i shtrirë me fytyrë poshtë dhe një grua në shpinë.

Pamjet nga hetimi treguan pellgje gjaku dhe vrima plumbash në derën rrëshqitëse të ballkonit. Ndërtesa luksoze, e njohur për masat e saj të rrepta të sigurisë, është tronditur nga kjo tragjedi që duket të jetë një incident i izoluar.

Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të vrasjes së dyfishtë.

i.b./dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    November 29, 2024 at 7:44 pm

    ‘Do ti vesh Botes Zjarre,
    Gjej nja dy tre koqevare…..qe ish ShQIpnise jà bene varre…..

    Reply
    • ¿? says:
      November 29, 2024 at 7:58 pm

      Ti qe shikon endra me te qira mire ben se freskon trute e semura, po ketu e ke gabim se Kosovaret nuk i kane ndonje borxh as Shqipnise se sotme, as ish-Shqipnise, prandaj mos ia fut kot. Shqiperise ia beri varrin biri i saj i lavdishem, bastardi i bimbashit te Gjirokastrer. Ti meqe paske per zanat te qish familjet, shif se mos po ia qin familjen edhe atij. Dhe ka plot kelyshe me qi, femna e meshkuj.

      Reply
  • xyz says:
    November 29, 2024 at 7:52 pm

    Qënke tamam ashtu si ke edhe nikun, o qelbësirë. E gjete përsêri momentin të shash shqiptarêt e Kosovës?! Ajo ngjarje tragjike në Amerikë êshtê tronditêse dhe për tê ardhur keq. Paske njê zëmêr egêrsire.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    November 29, 2024 at 8:16 pm

    STOP ¿?
    QËRROHU NGA FORUMET SHQIPTARE.

    Reply
  • mali says:
    November 29, 2024 at 10:10 pm

    Kjo eshte dukuri njerezore te shtresave te ulta jo vetem ne Amerike por kudo ne bote.
    Bejne disa para me pune te ndershme dhe ketu fillon grindja.
    Ja nje tregim.
    Nje familje pasanikesh ,pa femije, kishte komshi nje familje me shume femije dhe keta c’do mbremje benin party ( si I thone sot )dhe kerciste ahengu.
    Burri I pasur I thote gruas: le t’u japim nje pasuri ketyre fukarenjve,ne nuk kemi femije dhe le te bejme nje te mire para zotit.
    Nje te thene e nje te bere. Burri me nje qese flori shpie ne shtepine e fukarajt.
    E mori fukaraj por ndodhi dicka e pazakonte.Nuk kishte me party , kenge e hare.Vetem heshtje qetesi per 3 dite resht.
    Pas 3 ditesh fukarai ia kthen qesen me florinj komshiut pasanik duke I thene :Faleminderit per florinjte por keto na prishen harmonine, na futen ne grindje.
    Lumturia nuk eshte paraja, eshte zemra qe te jetosh jeten me ate qe te jep zoti.
    Puno ti dhe zotin e ke mbi koke qe te ndihmon.

    Reply
  • Gani USA says:
    November 29, 2024 at 10:48 pm

    Ngjarje e rende
    Ngushellime familjes
    Keto hatara vijne zakonisht nga tradhetite
    Sidomos grate te bejne kujdes pasi martohen
    Dihet karakteri i mashkullit shqiptar ne kete lëndë
    Kujdes, kujdes, kujdes se shkaterrohen shume jete per nje moment pasioni apo marrezie nga alkoli dhe drograt

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?