Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet argumentimi i gjykatësit pasi qeveria e çoi çështjen e Ballukut në Kushtetuese: Çfarë u zbulua nga mesazhet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbardhet argumentimi i gjykatësit pasi qeveria e çoi çështjen e Ballukut në Kushtetuese: Çfarë u zbulua nga mesazhet
KronikeLajmi i fundit

Zbardhet argumentimi i gjykatësit pasi qeveria e çoi çështjen e Ballukut në Kushtetuese: Çfarë u zbulua nga mesazhet

Published: November 23, 2025
Shpërndaje

Teksa në gjykatën kushtetuese nuk është caktuar ende data se kur do të shqyrtohet padia e kryeministrit që parashtron se pati ndërhyrje të gjyqësorit në kompetencat për të pezulluar një anëtar të kabinetit, gjyqtari i posaçëm antikorrupsion thotë të kundërtën.

Në vendimin e zbardhur të gjyqtarit Erjon Çela thuhet se nuk ka asnjë ndalim ligjor, për të vendosur atë që SPAK ka kërkuar, pra pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës.

Për këtë gjyqtari i qëndron jo vetëm nenit 242 të kodit të procedurës penale, por edhe kodit zgjedhor. Sipas gjyqtarit konsiderohen persona të zgjedhur deputetët , kryetarët e bashkisë dhe anëtarët e këshillit bashkiakë.

- Publicitet -

Dhe ndaj siç çmon gjykata dy masat që ju vendosën Belinda Ballukut nuk e pengojnë të pandehurën që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në kuvend. Në dosjen që TCH disponon jepen detaje që shpjegojnë dyshimet se si 3 funksionarët Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi konsiderohen si bashkëpunëtorë në shkeljen e barazisë në tendera, njëra për tunelin e Llogorasë dhe tjetra për lotin 4 Unaza e Madhe.

Për këtë referohen në dosje një sërë bisedash të kryera në aplikacionin Signal, dhe të përftuara nga telefoni i ekspertuar i ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi.

Mes mesazheve të zbardhura në vendim dalin emra deputetësh si ai i Lefter Gështenja për të cilin urdhërohet që firma e tij të mos marrë asnjë punë, por edhe sugjerime për të pritur në takim biznesmenë të njohur si Ilir Shtufi. Përzgjedhja e operatorëve ekonomikë në dy prokurimet publike sipas SPAK deri më tani dyshohet se është kryer në mënyrë të paracaktuar. SPAK shton se në një rast ministrja Balluku përmend edhe çastin se kur duhen publikuar emrat e fituesve të tenderit.

Nga verifikimi i kushteve të tre masave të sigurisë, nga njoftimi i vendimit secili nga të pandehurit ka pesë ditë afat ti drejtohet apelit të posaçëm për të depozituar kundërshtimet. / TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • SPAK says:
    November 23, 2025 at 8:55 pm

    Mjere ne ne duart e kujt kemi rene! Demokraci?? Drejtesi? Pushtete te ndara! Keta te gjithe i kane hyre detit ne kembe! Ne se i sherbejne dikujt do te pendohen nje dite! Mosni ju lutem! Vetem Zoti nuk gabon! Vetem nje hollesi “te vogel”! Kur i merr pashaporte e pengo si deputete! Nuk eshte aq e thjeshte! Kerkoni arrest shtepie nepermjet kuvendit!

    Reply
  • Xha jaho says:
    November 23, 2025 at 9:01 pm

    Nga artikulli: Për këtë referohen në dosje një sërë bisedash të kryera në aplikacionin Signal, dhe të përftuara nga telefoni i ekspertuar i ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi.

    Nenpunes shteteror flasin me aplikacione private per punet e shtetit, perse e ben nese je i drejte dhe trasparent. Jane Edhe koktrashe, mendojne qe askush nuk do ti zbuloj, mbajne edhe telefonat e para 5 vjeteve. Komplimente sepse sot duhet per drejtesine.

    Reply
  • Postulati që shkelet në Shqipëri! says:
    November 23, 2025 at 10:35 pm

    Po pra! Gjykatësi e thotë vetë që mund të shkarkohet Kryeministri nga një prokuror se kështu është ligji!!! Në vëndet perëndimore thuhet: gjithkush është i pafajshëm, deri sa t’i provohet fajësia. Detyra e prokurorit është që të provojë fajësinë dhe e çon menjëherë në Gjykatën e shkallës së parë. Gjykatësi vlerëson provat e Prokurorisë dhe po i pa bindëse , jep sentencën e dënimit, ose po nuk qenë bindëse e nxjerr të pafajshëm të akuzuarin. Në Shqipëri prokurori ka veprime prapavepruese. I paraqet gjykatës dyshimet e saj pa prova të plota dhe e fut në burg të akuzuarin, ashtu sikurse veproi me Veliajn, me preteksin se do të prishë provat dhe Gjykatësi bije dakort me këtë veprim. Gjykata ka tre shkallët, e parë, apel dhe e lartë. Që i akuzuari të provojë pafajësinë duhen vite, por kariera e tij ka marë fund. Pra shkurt, një prokuror mund të shkarkojë dhe burgosë Kryeministrin dhe ka komoditetin që asgjë nuk mund t’i ndodhë atij. Zgjidhja është në ligjet që Parlamenti nuk duhet të bëjë ligje të pasakta dhe me disa interpretime. Prokurori duhet t’a këtë të “kopsitur” akuzën dhe Gjykatësi të japë vendimin menjëherë sipas fakteve në akuzë dhe i pandehuri ka të drejtë të mbrohet në Apel, apo Gjykatë të Lartë. Vetëm kështu eliminohen shëmbujt që kemi patur gjatë këtij viti, ku Gjykata vendos të burgosur, apo të shkarkuar, pa akuzën. Kur thua Prokuror, nënkupton akuzën dhe kur thua Gjykata, nënkupton vendimmarjen. Ky është postulat që shkelet në Shqipëri.

    Reply
  • SPAK>AKI says:
    November 24, 2025 at 7:53 am

    Kur punohet drejtë dhe hapur ça ka nevojë të kujdeset për fjalët dhe fjalitë e tij është pikrishtë e drejtë dhe punë e Ministers të vendosi për të gjiha ato që i siguron kushtetuta pyetja është duhen firma aplikuese në tendera të shtrojnë ankesa apo SPAK përmes përgjimeve të telefonëve

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 24, 2025 at 8:27 am

    Medjet(TV,Portëdhëtalet),Anonimtë në këtë sistem SHKËRDHATOKRACI,janë bërë si punonjësit e GABIT,ku sejcili/a flet për hesap të vetë për të shitur mallin,me një ndryshim: Gambisti për të nxjer bukën e gojës,ndërsa SHPIFSIT me komentet për të bër GJYKATSIN MILITANT.!
    Asnjë ” KOPETENT” nuk duhet ti bier gjoksit si Vlonjat idiot,përveç Juristit -LIGJ & KUSHTETUT:
    Fakti që ka boshllëqe kushtetuese,sikur ndodhi me LALI/ERIN,që GJK e ktheu në detyrë dhe SPAK nuk pjerdh për GJK,tregon se është kthyer në BANDË-BERISHISTE-HITLERIALE.!
    Çdo i korruptuar & vrasës duhet ti sekuestrohet PASURIA,e pandodhur në 35 vite dhe, të ndëshkohet sipas ligjit,por me RREGULLA: SPAK,duhej ti drejtohej KUVËNDIT QË E KA VOTUAR,Pasi jo më kotë DEPUTETI,I ZGJEDHURI ËSHTË I VESHUR ME IMUNITET,NDRYSHE SPAK-u Saliut DO KISHTE SHKRIRË KUVËNDIN,QEVERINË dhe djegur Shqipërinë si në 1991,96,97,98.?
    SPAK,po kritikohet se po vepron me 100 STANDARTE,PO PARABURGOS PA FAKTE,PO MBUSH BURGJET PËR NUMUR ME SOCIALIST TË URTË..,PO DEL MBI GJYQSORIN,etj.
    B.Balliku është pezulluar për ndërhyrje në TENDERA dhe,akoma nuk dihet ku shkuan 50 mil.€.!?,Kurse Saliu ka vrar mbi 20.000 njërz me 5 grushte Shteti dhe shetit botën i lirë,tregon se KORPORATA E SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ..po veprojnë në mënyrë selelktive,politikisht,duke bër GRUSHT-SHTETI PA ARMË ME VULËN QË U DHA PS NË SHUMICË NË 2016.!
    EL,News Albania

    Reply
  • dashamires says:
    November 24, 2025 at 8:41 am

    Te gjoret e mjere shoket SPAK dhe Ethem Lalaj! Duke besuar verberisht se ashtu si gjithe Drejtesia e re edhe SPAK u krijuan nga Rama per ti sherbyer Rames si ”Maja e shpates e Rilindjes” (ashtu si Sigurimi Shtetit per PPSH) u shqyen bythesh aq kohe duke u ngazellyer me kete SPAK si “shansi i fundit per Drejtesi””!
    Hej ju SPAK dhe Ethem Lalaj, ngazellehuni serish se ky SPAK qe keni lavderuar aq shume eshte ai i “fundi i pandeshkueshmerise” qe aq shume i keni bere hosana. Prandaj mos hani mut kot tej tani qe po ju plotesohen enderrat e neteve te veres!

    Reply
  • Dudumi says:
    November 24, 2025 at 9:08 am

    Per cfare e con ceshtjen ne kushtetuese? A ke thene se kush shperdoron e paguan dhe s’do mbrosh askend? A eshte pergjegjesia personale apo Jo?

    Reply
  • Shkëlqim says:
    November 24, 2025 at 5:48 pm

    Me reformën në drejtësi e bëmë si ai që deshi të vinte vetulla dhe nxori sytë! Hajde shkatërroje çorbën me ligjet shqiptare, një ligj lexohet: me profilin para,mbrapa, në profil majtas e në profil djathtas, duke lënë të lirë subjektivizmin e prokurorëve e gjykatësve! Ligjet duhet të jenë të prera jo evazivë, edhe kështu edhe ashtu; ai duhet ta ndajë shapin nga sheqeri, janë ligje me sens të kundërt, ligje sikur i ka nxjerrë vetë shejtani për ngatërruar jo për të dhënë drejtësi!Mjerë kush ka punë me drejtësinë se po qe në moshë 25-30 e merr një përgjigje, po qe më i vjetër nuk e arrin të marr përgjigjen deri në vendimin e formës sëprerë, se ka ikur nga kjo Botë!!!
    Zot na mbaj mendjen!

    Reply
  • Kastriot Saliaj says:
    November 25, 2025 at 8:33 pm

    Kembengulja Juaj zoti gjyqetar,per mendimin tim nuk tregon kokfortesi dhe arrogance,perkundrazi tregon profesionalizem dhe perkushtim per te goditur te gjithe ata qe abuzojne me pozicionin qe kane ne dispozicion.Ju do jeni shume te nderuar ne rast se do I shkoni deri ne fund hetimit,sepse keni dhe do te keni gjithmone mbeshtetje e popullit per te asgjesuar kedo qe vjedhe,shkaterron she perfiton me kurriz te popullit. Luftë kunder te gjitheve,majtas e djathtas!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?