Është zbardhur dëshmia e autorit që vrau një ditë më parë dy vëllezër dhe la një tjetër të plagosur.
Në dëshminë e e tij, Ngushëllim Manzi ka thënë:
“Vëllezërit islami po kryenin punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata na i kthyen keq. Shefqet Ismaili kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij, Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistolete”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Petrela’, në afërsi të repartit ushtarak të Zall Herrit. Konflikti nisi verbalisht mes autorit të dyshuar dhe tre vëllezërve të cilët kishin nisur punimet për ndërtimin e murit rrethues të banesës së tyre.
Fqinjët tregojnë se situata u tensionua në momentin kur pranë oborrit mbërriti betonierja, ndërsa 40 vjeçari Manzi po kundërshtonte hedhjen e betonit.
Debati mes fqinjëve degradoi me shpejtësi duke bërë që efektivi Manzi të shkrepte armën e shërbimit duke qëlluar me breshëri drejt tre vëllëzërve.
Nga të shtënat ndërroi jetë në vend njëri prej tyre, 30 vjeçari Selam Islamaj, i cili sipas policisë mori plagë tejshpuese. I plagosur vëllai më i madh, 48 vjeçari Nazmi Islamaj u transportua me urgjencë drejt spitalit por rrugës humbi jetën për shkak të hemorragjisë.
Me një plumb në gjoks, në gjendje kritike për jetën ndodhet vëllai tjetër 44 vjeçar, Shefqet Islamaj, i cili po trajtohet në spitalin e Traumës.
j.l./ dita
