Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëshmia e autorit të vrasjes së Liridona Ademit implikon emrin e Behgjet Pacollit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dëshmia e autorit të vrasjes së Liridona Ademit implikon emrin e Behgjet Pacollit
AktualitetKosovë

Dëshmia e autorit të vrasjes së Liridona Ademit implikon emrin e Behgjet Pacollit

Published: March 26, 2026
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, në sesionin e pasditës po jep mbrojtjen i akuzuari Plava, i cili tha se vrasja ishte kryer në marrëveshje me Murselin, i cili i kishte premtuar se do ta nxjerrtë nga burgu pas dy vitesh, me pretendimin se është person që ka pushtet.

Plava tha se nuk qëndron pranë deklaratës së dhënë në Polici dhe se sot do ta thotë të vërtetën.

“Atë deklaratë që e kam dhënë ka qenë nën presion të policisë”, tha Plava, duke shtuar se deklaroi sipas marrëveshjes që kishte me Murselin, dhe kishte njoftuar ambulancën dhe i kishin dhënë një injeksion.

- Publicitet -

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Skender Gojani, i akuzuari Plava tha se kishte marrëveshje me Naim Murselin dhe se ka qenë në dijeni për veprën për të cilën sot po akuzohet.

“Asnjëherë nuk më ka tregu kush është personi (që do ta vriste), edhe m’ka thanë veç ki me marrë përgjegjësi ti, kurgjë tjetër. Unë pa u ba dy vjet të nxjerri prej burgu, e di çfarë pushteti kam”, tha Plava.

Sipas tij, Murseli i ka thënë se për këtë rast ka qenë në dijeni edhe Behgjet Pacolli, raportojnë mediat e Kosovës.

“Me fjalë të Naimit qysh m’ka thanë Naimi, m’ka thanë që edhe Behgjet Pacolli për këtë rast ka qenë në dijeni, ti e di çfarë pushteti kemi na, më ka thanë. Nuk ka shansa me nejt në burg ma shumë se dy vjet”, u shpreh Plava.

Ai pretendon se Murseli i ka ofruar punë, pagë 1300 euro, një veturë G-Classs.

Tha se kur e ka pyetur se kë do ta vriste, Naimi i kishte thënë se nuk ka nevojë ta dijë vetëm të marrë përgjegjësinë.

Më tej, Plava thotë se deklaratën në Polici e kishte dhënë ashtu sikurse ishte marrë vesh me Naim Murselin.

Dy të akuzuarit e tjerë ai tha se i njeh, Kokallën për shkak se janë nga i njëjti fshat, kurse Murselin e njeh më pak.

I akuzuari thotë se me Naim Murselin është takuar 7-8 herë dhe se ditën kritike janë takuar pikërisht për këtë marrëveshje.

Sipas tij, të nesërmen e kishte kuptuar që personi që e vrau ka qenë gruaja e Naim Murselit.

“Më vjen keq për atë ditë çka ka ndodh. Gjithmonë ka thënë se është ja serbe ja boshnjake, veç ti ki me marrë përgjegjësinë”, u shpreh ai.

Fillimisht, Plava tha se ka gjendje të dobët ekonomike dhe se ka qenë punëtor krahu.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    March 26, 2026 at 5:33 pm

    E duam shQIpnine si gjith’ Europa,pa’ shQIptare me BBB-Berishe te Bexhete,Baxholle,Bato,Buzhale….EDvine,Sali,Hajdare dhe koqeVare

    Reply
  • 3D says:
    March 26, 2026 at 6:05 pm

    Po të ishte ky Murseli i involvuar te p.sh.Thaqi Lima a
    Haradinai si te Pacolli 70% e shqiptarëve do të kërkonin dënim me vdekje për ata e jo për Murselin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Lawyers for Lawyers” dënojnë deklaratat e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani
  • Lindja e populizmit të shëndetshëm
  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Një demonstrim i pastër cinizmi dhe arrogance kundër publikes që përfaqëson
  2. Ethem Lalaj on Një demonstrim i pastër cinizmi dhe arrogance kundër publikes që përfaqëson
  3. Jeta on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Ptuptu on Një demonstrim i pastër cinizmi dhe arrogance kundër publikes që përfaqëson

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?