Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: I dymbëdhjeti në 100 vjet, zbardhet pyetësori i Censit të Popullsisë, ja pyetjet të cilave duhet t’u përgjigjeni duke nisur nga e hëna
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FAKSIMILE: I dymbëdhjeti në 100 vjet, zbardhet pyetësori i Censit të Popullsisë, ja pyetjet të cilave duhet t’u përgjigjeni duke nisur nga e hëna
KryesoreShoqëri

FAKSIMILE: I dymbëdhjeti në 100 vjet, zbardhet pyetësori i Censit të Popullsisë, ja pyetjet të cilave duhet t’u përgjigjeni duke nisur nga e hëna

Published: September 13, 2023
Shpërndaje

Në Shqipëri Instituti i Statistikave pritet të nisë Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave nga e hëna e ardhshme, një proces që do të zgjasë për gjashtë javë.

Censusi 2023 është ngjarja më e rëndësishme statistikore e vendit, dhe në të do të përfshihen mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Ata do të regjistrojnë të dhëna mbi popullsinë, tipare demografike, sociale dhe ekonomike të detajuara në rrafsh gjeografik, që kanë të bëjnë me strehimin, arsimin, shëndetësinë, dhe punësimin.

- Publicitet -

“Përgatitja e Censusit këtë vit bazohet në standarte europiane, në ligje të përmirësuara vendase dhe në teknologji bashkëkohore. Censusi i Shqipërisë këtë vit ndjek rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe të Komisionit Europian për statistika profesionale”, tha drejtorja e INSTAT-it, Elsa Dhuli.

Krahas buxhetit të shtetit, Censusi 2023 i Shqipërisë financohet edhe nga Komisioni Europian, Kombet e Bashkuara, Suedia dhe Zvicra.

“Shqipërisë i nevojiten të dhëna të besueshme për të hartuar politika dhe për të ndërtuar shërbime të mira publike para se të pjesëtojë buxhetin. Shqipëria përballet me sfida demografike, ndaj ka nevojë për të dhëna të besueshme statistikisht për të trajtuar këtë çështje si dhe çështje të tjera si strehimi, grupet në nevojë. Ky Census dhe fuqizimi i sistemit statistikor në Shqipëri janë me rëndësi edhe për procesin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë”, tha ambasador Luigi Soreca, i Ngarkuar me Punë i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Ai tha se statistikat shqiptare duhet të jenë profesionalisht cilësore, drejtpërdrejt të krahasueshme dhe sipas standarteve europiane, ndaj edhe BE-ja ka ndarë 4.8 milionë euro në mbështetje të INSTAT-it.

Ky është Censusi i dymbëdhjetë në 100 vite, që zhvillohet në Shqipëri, duke nisur nga i pari, që u krye në vitin 1923. Regjistrimet e mëparshme mbi popullsinë janë kryer në periudha 5 vjeçare e më pas 10 vjeçare.

Në to janë kërkuar të dhëna me deklarim të lirë mbi gjendjen ekonomike e shoqërore të individëve dhe familjeve, mbi banesat dhe prona të tjera, që lidhen me kushtet e jetesës.

Pas rënies së regjimit komunist, Censusi i INSTAT-it në vitin 2001 dhe 2011, krahas statistikave bazë, mblodhi të dhëna mbi emigrimin e brendshëm e të jashtëm të banorëve, si dhe mbi përkatësinë fetare e etnike të tyre.

Censusi qe shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19.

Formulari përmban pyetje nga më të ndryshmet për gjendjen e popullsisë. Plotësimi i formularëve është i detyrueshëm.

Pyetësorët janë me 8 module dhe 100 pyetje, ka një modul mbi banesën, ka një modul mbi individin, etj. Parashikohet penalitet për ata që nuk pranojnë të përgjigjen apo do të japin përgjigje të rreme, duke nisur nga 50 mijë lekë gjobë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Nje shqiptar says:
    September 18, 2023 at 12:13 pm

    Duhet nje vit qe te rregjistrohen tere nenshtetasit shqiptare te shperndare ne tere globin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  • Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në Korçë, arrestohet edukatorja
  • Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar – shtator
  • Media gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën, mjekët dhe profesorët mbështesin studentët
  • Rama ndryshon strategjinë, pas stolave të betonit vendos një tavolinë guri: Dialog

Komentet e Fundit

  1. Mara emigrante ne Itali on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. RETROSPEKTIVE on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  3. Sulltanati EDrogan i haremit te Ballukeve on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  4. Glaukias on Rama fton për dialog, ndërsa njerëzit pranë tij e shpallin të panegociueshme pikërisht çështjen për të cilën protestohet
  5. white-bear-b59b89dadd00c74f.znlc.jp on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?