Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet urdhri i kontrollit i FBI-së: Trump nën hetim për spiunazh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbardhet urdhri i kontrollit i FBI-së: Trump nën hetim për spiunazh
AktualitetBote

Zbardhet urdhri i kontrollit i FBI-së: Trump nën hetim për spiunazh

Published: August 13, 2022
Shpërndaje

Mandati që lejoi agjentët e FBI-së të kontrollonin resortin në pronësi të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u bë publik të premten nga një gjykatës federal në Florida.

 

Kjo erdhi pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri kërkesën e pazakontë që të bëhej publik një urdhër kontrolli, pjesë e një hetimi penal.

- Publicitet -

Agjentët federalë amerikanë gjetën dosje të fshehta dhe dokumente të tjera shumë të klasifikuara nga shtëpia e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Florida, sipas dokumenteve të gjykatës të publikuara të premten.

FBI-ja bastisi pronën e Trumpit të hënën, por deri më tani nuk ka dhënë detaje se çfarë po kërkonin apo çfarë u gjet. Ligji federal në SHBA ndalon keqpërdorimin e materialeve të klasifikuar dhe përvetësimin apo mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve ose materialeve të klasifikuara.

Dokumentet e gjykatës zbuluan se agjentët e FBI-së gjetën 11 dosje dokumentesh të klasifikuara, duke përfshirë disa të shënuara si ‘top sekret’. Një dosje ishte e shënuar si “top sekret/SCI” – niveli më i lartë i klasifikimit.

Përmbajtja e atyre dokumenteve nuk u bë e ditur.

Agjentët sekuestruan rreth 20 kuti sendesh, si dhe sete fotografish, informacione për presidentin e Francës, dhënien e faljes ekzekutive për Roger Stone dhe një shënim të shkruar me dorë.

Sipas dokumenteve, Trump po hetohet për shkelje të mundshme të Aktit të spiunazhit.

Ndërsa ishte në pushtet, Trump rriti dënimet për shkeljen e këtyre ligjeve, duke i bërë shkeljet e dënueshme deri në pesë vjet burg.

Të enjten, prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, tha se Departamenti i Drejtësisë i kishte kërkuar një gjykate të Floridës që të bënte publike dokumentet, duke përmendur “interesin e konsiderueshëm publik mbi këtë çështje”.

Trump pohoi në një postim në faqen e tij të internetit “Truth Social” të premten se asnjë nga dokumentet e sekuestruara nuk ishte i klasifikuar.

“E para, ishin të gjitha të deklasifikuara. E dyta, ata nuk kishin nevojë të “sekuestronin” asgjë. Ata mund ta merrnin kur të donin pa bërë lojëra politike dhe pa u futur në Mar-a-Lago. Ishin të sigurta në magazinë, me një bravë shtesë sipas kërkesës së tyre”, shkroi Trump.

Që nga kontrolli i së hënës, prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Garland dhe departamenti i tij janë përballur me një reagim të ashpër nga Partia Republikane, si dhe nga Trump dhe mbështetësit e tij.

Pas bastisjes, një person i armatosur humbi jetën në një shkëmbim zjarri pasi u përpoq të futej brenda zyrës së FBI-së në Sinsinati. Ngjarja po hetohet si një akt i brendshëm ekstremizmi./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?