Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimi i Ballukut, zbardhet vendimi i GJKKO: Ekziston mundësia e prishjes së provave ose arratisjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hetimi i Ballukut, zbardhet vendimi i GJKKO: Ekziston mundësia e prishjes së provave ose arratisjes
KronikeLajmi i fundit

Hetimi i Ballukut, zbardhet vendimi i GJKKO: Ekziston mundësia e prishjes së provave ose arratisjes

Published: November 21, 2025
Shpërndaje

Vendimi i Gjykatës së Posaçme ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku është zbardhur. Mësohet se për dhënien e masave të sigurisë, Gjykata argumenton se zyrtarja e lartë ka rrezik potencial për të kryer të njëjtën vepër penale siç është shkelja e pabarazisë në tendera, për të cilat ajo aktualisht është marrë e pandehur në dy raste.

Ndër të tjera gjykata shprehet se për shkak të dy funksioneve publike që mban zonja Balluku, ajo mund të ndikojë në prishjen e provave dhe intimidimi i dëshmitarëve.

“Në rastin konkret për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve të sipërcituar, duke qenë në ushtrimin e funksioneve respektive të tyre për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë.

- Publicitet -

Në rastin konkret ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. pasi për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku. (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës). por dhe të pandehurit e tjerë Gentian Gjyli, (aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Frald Elezi, (me detyrën e Administratorit të Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare SH.A). ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet,” thuhet në vendimin e GJKKO-së.

Gjykata nënvizon se organi procedues po verifikon dokumente të administruara nga institucione që vetë të pandehurit i kanë drejtuar, çka e rrit rrezikun e cenimit të hetimit.

Në arsyetim thuhet se Balluku, Gjyli dhe Elezi paraqesin rrezik arratisjeje, duke u nisur nga lartësia e dënimit të parashikuar për veprat penale që ata dyshohen, deri në 5 vite burg për një prej akuzave të referuara. Gjykata vlerëson se ky faktor, i kombinuar me profilin dhe mundësitë që kanë, rrit gjasat që ata t’i shmangen procesit penal.

Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.

Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • N.VJOSA says:
    November 22, 2025 at 8:16 am

    “Ekziston mundesia…”
    Thote gjykata.
    Me “sikur” nuk behet historia…
    Mua me ngjan me shume se Gjykata dhr Prokurori bejne gjuetin e shtrigave…Ne se ka fakte qe fajsojne Balluken, faktet nuk jane vija ne rërë dhe vijne dallget e Detit dhe i fshijne.
    NE SHQIPERI KA LUFTE TE PISTË POLITIKE KLANESH PS-PD…
    SALI MASHTRUSI TURBULLON UJRAT DHE PERDOR ZAGARET E TIJ TE SHKOLLES PLEPAVE…
    KANCERI SALI DHE METASTAZAT TE TIJ NUK NDALEN…!
    Por dhe kulti dhe arroganca e Rames nuk duhen nenvleftesuar.
    Shqiperia po rreshqet drejt nje shteti policor!
    Jane bere pergjimet e telefonave si bukë e djath…!

    Reply
  • Regjimet si Diktatura me kozmetike says:
    November 22, 2025 at 8:30 am

    Zevendes-kryeminister edhe ne detyre edhe ne hetim per abuzime te renda financiare njekohesisht – kjo nuk ngjet kurre ne asnje vend, edhe me Demokraci te supozuar madje.
    Ai vend do te vetdiskretitohej plotesisht e rast me te mire se te binde boten se eshte nen Regjim nuk ka!

    Reply
  • Ela says:
    November 22, 2025 at 9:09 am

    Ato pergjime bejne te mundur zbulimin e hajduteve

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 22, 2025 at 10:11 am

    Edhe ky ka faj,por Ay tjetri ka me shume faj.Edhe kulti dhe arroganca e Rames nuk duhen nenvlehtesuarEdhe kjo eshte viktime e klaneve PD,PS , Saliu ka hedhur zagaret e Plepave ne aksion..Celularet nuk lejohet te sekuestrohen,as te pergjohen.Prova nuk ka,Kesaj shenjtores Maria Magdalena i bien ne qafe kot klanet PD PS,
    I fundit zagar plepash eshte Gjin Gjoni ne parlament.Te tjeret i nxorri vetingu nga radhet,.Cfare kane mbetur jane bere avokate.
    Neti Vjosa vazhdon me ne Austri,apo ke levizur?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?