Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Pse u la në fuqi pezullimi i Ballukut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Pse u la në fuqi pezullimi i Ballukut
Aktualitet

Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Pse u la në fuqi pezullimi i Ballukut

Published: March 3, 2026
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin ndaj ish zv kryeministres Belinda Balluku për të cilën në datën 6 shkurt duke mos u arritur kuorumi i duhur i votave, (ndarë katër me katër), u vendos rrëzimi i kërkesës së kryeministrit.

Kushtetuesja ka dhënë argumentet ligjore rreth konfliktit të kompetencave midis qeverisë, pushtetit gjyqësor për imunitetin e ministrit që e ndau kushtetuesen në dy qëndrime.

Pjesë nga vendimi i Kushtetueses për Belinda Ballukun:

- Publicitet -

Kërkuesi ka pretenduar se midis tij dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe GJKKO-së së Shkallës së Parë, nga ana tjetër, ka lindur një mosmarrëveshje kompetence, sipas shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, pasi pezullimi i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë cenon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave në disa nga fushat e përgjegjësisë së tij, si dhe ndërhyn në kompetencat e Kryeministrit, si organ kushtetues, duke sjellë shkarkimin de facto të ministres.

Sipas kërkuesit, GJKKO-ja e Shkallës së Parë ka ndërhyrë në diskrecionin që Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës i ka njohur Kryeministrit për të propozuar ministrat dhe në pushtetin ekzekutiv, pasi anëtari i Këshillit të Ministrave gëzon imunitetin e deputetit.

Kërkuesi ka pretenduar edhe se GJKKO-ja e Shkallës së Parë nuk ka juridiksion për çështjet që kanë të bëjnë me mandatin e ministrit, deputetit ose të funksionarëve të tjerë të lartë kushtetues, pasi ata nuk janë organe administrative të zakonshme, por organe kushtetuese, për rrjedhojë mandati i tyre përbën çështje të së drejtës kushtetuese. Sipas tij, në rast se do të lejohej pezullimi nga detyra i një funksionari kushtetues, siç është ministri, do të duhej që Kushtetuta ta parashikonte shprehimisht këtë mundësi dhe organin kompetent për të vendosur pezullimin.

Për sa kohë nuk ka një parashikim të tillë për ministrin në Kushtetutë, pezullimi i tij nuk mund të kryhet.

Për këtë shkak lind nevoja për interpretimin e nenit 103, pika 3, të Kushtetutës, i cili ka parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    March 3, 2026 at 1:31 pm

    O kuvendi pordhemadhit
    Qe i ben karshi Gjermanit,
    Topit te Allamanit
    Tajaret e Amerikanit.

    Reply
  • hallexhiu says:
    March 3, 2026 at 10:22 pm

    A mund te kuptohet zbardhja e nje ta pazbardhure kur nuk ka vendim?! Nje çudi ne jurisprudencen shqiptare. Eshte vota e pjestareve te gjykates ajo qe zbardh vendimin. Kur ata s’rane dakort, perse kane rene dakort qe nuk rane dakort?! Vetem juristet tane po bejne çmendurira. Klodian Braho jep pretencen ne keshillin e mandateve per 35 vjet burg per Belina Ballukun, nje çmenduri; pretenca jepet ne gjykate jo para te deleguarve te popullit. A eshte jurist ky?! Gjykata kushtetuese nxierr vendim me vota 4 me 4, cila shifer eshte me e madhe qe te lexojme vendimin?! …. Shqiperia nuk ka siguri jete me keta prokurore dhe gjykates dhe duhet nje reformim rrenjesor nga legjislativi qe ka mandatuar populli, ndryshe nuk ecet me. Keta jane ne nje linje me 7×7 baraz 42.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?