Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet pas pesë muajsh plagosja e shqiptarit në Athinë, arrestohet autori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbardhet pas pesë muajsh plagosja e shqiptarit në Athinë, arrestohet autori
AktualitetKronike

Zbardhet pas pesë muajsh plagosja e shqiptarit në Athinë, arrestohet autori

Published: February 3, 2024
Shpërndaje

Policia greke ka arritur të zbardhë plagosjen e 33-vjeçarit Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona nga Morava e Korçës, ngjarje e ndodhur në 27 gusht të vitit të kaluar në lagjen “Ampelokipi” të Athinës.

Nga të shtënat me armë, mbeti e plagosur dhe një 20-vjeçare greke.

Zeneli nga goditja me armë mori një plagë në shpatull ndërsa grekja, e cila u plagos rastësisht, mori plagë në kofshën e djathtë.
Pas 5 muajsh hetime, policia greke ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arbi Shkurtaj, autor i dyshuar i ngjarjes.
Sipas policisë, 35-vjeçari ndodhej bashkë me Zenelin në një park të zonës, ku kanë debatuar me një tjetër person të identifikuar si Eraldi Cura, 30- vjeç, për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike me një shokun e tij.

- Publicitet -

35-vjeçari ka nxjerrë një armë zjarri duke shtënë ndaj Curës, por si pasojë ka mbetur i plagosur shoku i tij Jorgo Zeneli dhe 20-vjeçarja greke Th. A, e cila ishte kalimtare e rastësishme.

Pas identifikimit të autorit, policia nisi operacionin për kapjen e tij. Gjatë kontrollit të mjetit të Arbi Shkurtaj i janë gjetur dhe sekuestruar një dorezë hekuri dhe 2.2 gram marijuanë. Në banesën e tij, ku qëndronte bashkë me 30-vjeçarin shqiptar Dorjan Shkurtaj, janë gjetur dhe sekuestruar 40 kg 879 gram marijuanë si dhe 13 mijë e 235 euro. Në pranga u vu dhe shoku i tij, Dorjan Shkurtaj 30-vjeç.

Sipas policisë greke dy të arrestuarit Arbi e Dorjan Shkurtaj janë persona me precedentë të shumtë penalë. Ndërkohë Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona, rezulton me precedentë si pjesë e një grupi kriminal që merrej me drogë dhe ndodhej nën masën “detyrim paraqitje” në momentin e plagosjes, ndërkohë që më parë ka qenë dy herë i deportuar nga policia greke.

Arbi Shkurtaj rezulton me precedentë për: “Përdhunim”, “Kanosje”, “Plagosje e lehtë”, “Kundërshtim i forcave të policisë”, “Hyrje e paligjshme në Greqi”, “Armëmbajtje pa leje”, “Shkelje të ligjit mbi drogat”. Aktualisht në masën “detyrim paraqitje”.

Dorjan Shkurtaj rezulton me precedentë për: “Armëmbajtje pa leje”, “Shkelje të ligjit mbi drogat”, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik të Krakovit, nga dy policët heronj, te vdekja e autorit dhe dezinformimi me IA
  • Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  • Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, lihet në burg daja i Zegjine Caushit
  • Pas taksës së karburantit, vendoset “vinjeta” për çdo automjet në rrugët kombëtare

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?