Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohen detajet e ofertës faraonike të Inter Miami për Messin, por argjentinasi ka vetëm një kusht…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Zbulohen detajet e ofertës faraonike të Inter Miami për Messin, por argjentinasi ka vetëm një kusht…
Sport

Zbulohen detajet e ofertës faraonike të Inter Miami për Messin, por argjentinasi ka vetëm një kusht…

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Leo Messi është gati të shpallë destinacionin e tij të ri dhe duket se argjentinasi po i afrohet opsionit të Inter Miami, teksa palët kanë dakordësuar, por mungon vetëm firma për çështje orësh apo ditësh.

Sipas informacioneve të ‘The Athletic’, në Miami janë gjithnjë e më optimistë, e konsiderojnë të hedhur poshtë propozimin e Arabisë Saudite dhe argjentinasi do të debatonte mes Inter Miamit dhe do të priste se çfarë duhet t’i bëjë Barça. Amerikanët supozohet të tolerojnë në kushtin e vetëm të argjentinasit, që ta lejojnë për 6 muaj, deri në një vit, që të luajë në Barcelonë, para se të fluturojë për Amerikë. I njëjti kriter iu vendos edhe arabëve, por ata refuzuan, duke i thënë Messit që o të firmoste këtë vit, ndryshe pakti skadonte…

E njëjta media sqaron se José Mas dhe Jorge Mas, pronarët e klubit amerikan, po i zhvillojnë personalisht negociatat dhe jep detaje të ofertës së bërë për të bindur Messin, propozim në të cilin është përfshirë edhe MLS.

- Publicitet -

Përveç pagës që i ofron Inter Miami, si MLS ashtu edhe Apple i ofrojnë një pjesë të të ardhurave që kanë nga abonentët e rinj në paketën e transmetimit MLS që ka Apple TV +. Të dyja organizatat kanë një kontratë 10-vjeçare të nënshkruar këtë pranverë për 2.5 miliardë dollarë dhe besojnë se ardhja e Messit do të rrisë audiencën dhe abonentët.

Apple, në fakt, ka njoftuar tashmë një seri dokumentare me pesë pjesë mbi paraqitjet e Messit në Kupën e Botës.

Adidas, një firmë që sponsorizon Messin dhe është një nga sponsorët kryesorë të MLS, është përfshirë gjithashtu në negociata. Argjentinasi do të merrte një pjesë të të ardhurave shtesë që ka Adidas për pjesëmarrjen e tij në MLS. Firma gjermane është lidhur me MLS që nga viti 1996 dhe së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje gjashtëvjeçare në këmbim të 830 milionë dollarëve.

Përveç kësaj, atij i ofrohet mundësia për të blerë një ekskluzivitet MLS kur të përfundojë karrierën si futbollist. Ata tashmë e bënë atë me David Beckham kur ai ishte lojtar i Los Angeles Galaxy. Anglezët blenë 25 milionë nga Inter Miami. Në miami argjentinasi do ndihet mirë, pasi njihet si një qytet spanjishtfolës, për shkak të komunitetit amerikanolatin dhe kubanez.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?