Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohen dy ‘shtëpi bari’ në Krujë, sekuestrohen 268 bimë kanabisi, në pranga 2 vëllezër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulohen dy ‘shtëpi bari’ në Krujë, sekuestrohen 268 bimë kanabisi, në pranga 2 vëllezër
AktualitetKronike

Zbulohen dy ‘shtëpi bari’ në Krujë, sekuestrohen 268 bimë kanabisi, në pranga 2 vëllezër

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

Shpëtim dhe Fatjon Halili janë arrestuar pas finalizimit të operacionit ‘Pëllumbi’.

Dy vëllezërit u vunë në pranga pasi u zbulua se kishin përshtatur dy ambiente për kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia ushtroi kontroll në fshatin Qerekë, e më pas në banesën e Shpëtim Halilit, u zbuluan ambientet që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishin përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Gjatë kontrolleve në këto ambiente, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike.

- Publicitet -

Ppronari i banesës dhe vëllai i tij, të dy banues në Qerekë, kishin kryer lidhe të paligjshme të energjisë elektrike që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike. Ato të dy do të hetohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pëllumbi”, nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Operacioni, falë inteligjencës informative, në vazhdën e goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kultivimit të kanabisit, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave. Zbulohen 2 ambiente të përshtatura me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike. Sekuestrohen 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura. Vihen në pranga 2 vëllezër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i kontrolleve intensive që kanë si prioritet evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, me anë të llambave, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Pëllumbi”. Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Qerekë, Krujë, në banesën e shtetasit Sh. H., u zbuluan 2 ambiente që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishin përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike. Si rezultat i veprimeve operacionale në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit Sh. H., 39 vjeç (pronari i banesës) dhe F. H., 32 vjeç (vëllai i pronarit të banesës), të dy banues në Qerekë, Krujë. Shtetasi F. H. ka kryer lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?