Veprimtari politik nga Skenderaj, Idriz Rrecaj, është ndër tre personat e identifikuar pas analizave të ADN-së disa javë pas zhvarrimit të mbetjeve mortore të zbuluara në varreza masive në lokacione të ndryshme në veri të Kosovës, njoftoi familja e tij të dielën.
Idriz Rrecaj, i dekoruar më 2019 si “Hero i Kosovës”, ishte veprimtar politik, i cili së bashku me 22 persona të tjerë shqiptarë, të njohur si “grupi i intelektualëve”, u zhduk në kohën kur lufta e forcave serbe në Kosovë ishte intensifikuar.
“Pas 27 vjetësh pritje, dhimbje dhe pasigurie, morëm lajmin nga institucionet tona që nga laboratori i ADN-së në Hagë është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i prindit tim, Idriz Rrecaj”, shkroi në Facebook i biri i tij, Shpëtim Rreci.
“Pyetjes ‘Ku është Idriz Rrecaj?’ i erdhi fundi. Më në fund kemi përgjigjen që e kemi pritur për kaq gjatë. Gjaku nuk humb kurrë”, shtoi ai.
Njoftimi i Rrecit vjen një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se ishin identifikuar tri viktimat e para të varrezave masive të zbuluara në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut gati dy muaj më parë.
Sipas Kurtit, raportet e ADN-së kishin konfirmuar se tri viktimat i përkasin grupit të njohur si “grupi i intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe.
Kryeministri nuk kishte treguar me emër dhe mbiemër se kush ishin viktimat.
Radio Evropa e Lirë e kishte vizituar familjen e Idriz Rrecajt në Skenderaj në gusht, pasi autoritetet thanë se mbetjet mortore të zbuluara në këto varreza masive mund t’i përkisnin grupit ku bënte pjesë edhe ai.
Flora Rrecaj, bija e tij, i tha Radios Evropa e Lirë më 30 gusht se ajo dhe familjarët e tjerë e kishin kërkuar për plot 27 vjet atë nëpër lista të burgjeve në Serbi, dëshmi, informata të pakonfirmuara dhe vende ku herë pas here zbuloheshin mbetje mortore.

Perdite zbulohen varreza masive,Perdite dalin nga llumrat e Tunes kontejner serbe me trupa shqiptaresh.
Perkunder kesaj katastrofe te njerzimit te shek 21,Monstrat sllavoserbe thuren Mite dhe legjenda per stalla te verdha ku kryheshin transplasnte zorresh e plencash..Gjuetaret Safari EVROPIANE,qe gjuanin femijet e Sarajeves per lepuj,lexuan Raport perrallash nga Diki Marty dhe `cpifjet i bene realitet.Angazhuan ne perrallen Ujku shqiptar dhe ksulekuqja serbe edhe ca rioshe te qeshur,bukurane,faqelemuar,te klases se shemtures Argita Berisha,Lulezimja,Lula,Lulja,njeriu qe qesh me Tragjedine e Kosoves,,Aldo,Aldo,Bumci,Lajmetari i Ministrise Gerdecit,Keta derguan ARKEOLOGET EVROPIANE te gjejne Trojen ne staqllen e verdhe,ne Burrel.Edhe ca qelbesira burgjesh,qe paskan harruar pa groposur tek qershia burgut Burrelit.
Kete te kishin groposur xhelatet komuniste,kete Intelektualin se ky nuk i duhet kurrkujt.Ky,Avni Xhumaqi,qe spiunoi 17 djem Kolonjare,i coi ne pushkatim,Krimineli Demir Pojani me vellezerit,karagjozi Sali bishes,Uran Kostreci,,Keta te kishin groposur tek qershia Burgut Burrelit,se edhe pas burgut e treguan veten qe ishin llumi shoqerise.
Ngriti Evropa kodarde,Lamashe,legene dhoma Speciale per te denuar Kosoven e Masakruar.Ptuuu felliqsiraaa!
Nje deshtak Amerikan,nje Smith,qe e perzune nga Amerika,e nxorren ne pension si te paafte, jep denime kapitale per clirimtaret qe ngriten dore kunder krimineleve te ushtrise serbe.Ptuuu fellioqsire.Do ta paguash!
Ai Kreshniku Kosoves,Albin Kurti,me keto mbetje mortore te zbuluara ne Kosove po ja hedhe turinjve akuzat serbe Dhomave speciale te Minotaurave te Evropes dhe karrikethyerve te Amerikes.Eshte Sherbimi me i madh qe po i ben Albin Kurti UCK,Luftes Clirimtare te Kosdoves dhe NDERIT TE KOSOVES.
Mbani mor shqiptare te Kosoves djalin e shtepise,birin e Bjeshkeve te Namuna,,Albin Kuriin,se Ai e mbron Kullen si Oso Kuka,jo legenat e Tiranes, lamashet e Ures Lanes,llasturet e Bllokut, me Dajo partizan,me gjyshe Veneciane,,me Vllazin shofer,klase puntore,qe ja hodhen durrsaket ne Shatervan.,Ky s`do nene e babe as evlatin,do doje Kosoven!
Keto fakte te zbuluara nga qeverria Albin Kurtit jane dhurata me e dobishme per Ceshtjen e Kosoves.
Asnje Gjykate ne Bote nuk mund te qorroje syte dhe te mbylle veshet.