Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohen përgjimet e ish-inspektorit të Pronave: Do të të thyej hundën, mos shkruaj për lekët nëpër mesazhe…!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulohen përgjimet e ish-inspektorit të Pronave: Do të të thyej hundën, mos shkruaj për lekët nëpër mesazhe…!
AktualitetKronike

Zbulohen përgjimet e ish-inspektorit të Pronave: Do të të thyej hundën, mos shkruaj për lekët nëpër mesazhe…!

Published: March 22, 2023
Shpërndaje

Ish-inspektori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion do vazhdojë të qëndrojë në qeli, por Prokuroria ka siguruar prova që i cilëson me rëndësi, ku përveç dokumenteve, ka edhe përgjime.

Edhe pse në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kapetani mohoi akuzat, SPAK nguli këmbë se ka prova se i akuzuar është përfshirë në 14 episode korruptive, me trashëgimtarë të ish-pronarëve, duke iu marrë shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin. Në dosjen hetimore janë edhe përgjimet telefonike, shfaqet Kapetani komunikon më një qytetar me tone të ashpra, duke e kërcënuar dhe i kërkuar që të mos komunikojë me asnjë për paratë.

“Po shkrove kështu nëpër mesazhe jo lekët, jo stërlekët, do të të thyej celularin edhe hundën, dakort? Kaq po të them edhe një herë … Të kam porositur njëqind herë, mos komuniko fare, as lekë as … Do të të takoj unë ty sot, mirë? Edhe të shohësh ti estradë pastaj, hajt mirupafshim…,”-dëgjohet teksa thotë Ilir Kapetani.

- Publicitet -

Sipas dosjes hetimore, teksa qytetarët ishin në pritje të marrjes së pronës së tyre kuptuam se ishin mashtruar nga ish-inspektori Ilir Kapetani ndaj i shkruanin dhe e telefononin me qëllim kthimin e shumave që kishin dhënë. Pagesat ndaj tij varionin nga 150 mijë deri në 3 milion lekë. Në gjyq dolën dhe 8 persona të tjerë, qytetarë të cilët kishin kontaktuar me Kapetanin për çështje të pronave, nga të cilët 6 prej tyre u lanë në “arrest shtëpie”, ndërsa 2 të tjerë me “detyrim paraqitje”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  • Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH
  • Finlanda u ofron beqarëve nga e gjithë bota një udhëtim falas për të gjetur dashurinë

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?