Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohen risitë në Maturën Shtetërore të këtij viti! Ja ndryshimi me vitet e kaluara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulohen risitë në Maturën Shtetërore të këtij viti! Ja ndryshimi me vitet e kaluara
AktualitetShoqëri

Zbulohen risitë në Maturën Shtetërore të këtij viti! Ja ndryshimi me vitet e kaluara

Published: December 26, 2022
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit dhe ajo e Financave kanë firmosur udhëzimin me datat dhe modalitetet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023.

Krahasuar me vitet e mëparshme ajo që vihet re nga matura në maturë është kohëzgjatja gjithnjë e më e madhe nga njëri provim në tjetrin, duke u dhënë kështu më shumë mundësi maturantëve të përgatiten për provimet e fundit, të cilat kanë peshë të konsiderueshme në garën e mëtejshme për t’u pranuar në universitet.

Ky sezon do të vijë edhe me ndryshime rrënjësore në strukturën e provimeve, të bëra me dije nga MAS. Mospërputhja në shumë raste e notës mesatare të gjimnazit me atë në provimet kombëtare, konkluzion i analizës së maturës shtetërore 2021 ka ndryshuar mënyrën e hartimit të tezave. Po ashtu, pritet të rritet edhe numri i pyetjeve me alternativa me qëllim që të shmangen gabimet në korrigjim.

- Publicitet -

DATAT

Ndryshe nga viti i kaluar, ku sezoni i provimeve të maturës u zhvillua në gjysmën e dytë të muajit, në këtë maturë është rivendosur në fillim. Më konkretisht nga data 1 deri në 19 qershor për t’ua lënë radhën minimaturantëve për provimet e tyre. Sipas datave të bëra publike nga ministrja Kushi gjatë një takimi me maturantët e Korçës në të cilin diskutoi mbi rregulloren e sapomiratuar, provimi i parë do të mbahet ditën e parë të muajit, 1 qershor.

Si zakonisht do të jetë Gjuha e Huaj ajo që hap siparin e testimeve, ndjekur gjashtë ditë më vonë nga Gjuha Shqipe e Letërsia, matematika e lënda me zgjedhje. Ndryshe nga maturantët e tjerë, ata që konkurrojnë për mjekësi do t’i nënshtrohen edhe një testimi që sivjet pilotohet për herë të parë. Nga Korça, ministrja bëri me dije se në 31 dhjetor, të rinjtë do të kenë gati fondin me pyetjet nga të cilat do të hartohet teza finale.

DETAJET E TESTIMEVE

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë, 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. sipas ministres, vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’u dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.

Në vitin e parë të shpërthimit të pandemisë, i gjithë testi u zhvillua me alternativa, një mundësi e përfolur si projekt pilot, por që edhe ky hasi në kundërshti të forta. MAS po diskuton të implementojë risi në procesin e pranimeve, por nuk do të hyjnë në fuqi direkt. Ajo që thuhet me saktësi është që testet do të jenë më të lehta përmes rritjes së numrit të pyetjeve me alternativa, që sipas ministres, shmang gabimet në korrigjim. Nga janari i 2022, Ministria e Arsimit ka zhvilluar një tur të gjerë takimesh në qytete të ndryshme të vendit për të informuar dhe konsultuar më mirë me maturantët dhe mësuesit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 26, 2022 at 5:21 pm

    Prape shkolla ne Shqiperi dhe niveli arsimor lene shume per te deshiruar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?