Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky fton ish-Presidentin Trump për vizitë në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky fton ish-Presidentin Trump për vizitë në Ukrainë
AktualitetBote

Zelensky fton ish-Presidentin Trump për vizitë në Ukrainë

Published: November 5, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara t’i ofrojnë vendit të tij më shumë ndihmë ushtarake për t’u përballuar me agresionin rus ndërsa ftoi ish-Presidentin amerikan Donald Trump që të vizitojë Ukrainën për të parë nga afër situatën në terren. Zoti Zelenskiy tha se ushtarët amerikanë rrezikojnë të përfshihen në një konflikt më të madh evropian me Rusinë, nëse Uashingtoni nuk rrit mbështetjen.

“Nëse Rusia na vret të gjithëve, ajo do të sulmojë vendet e NATO-s dhe ju do të dërgoni djemtë dhe vajzat tuaja për të luftuar“, tha zoti Zelenskiy në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC-së, e cila u transmetua të dielën. Presidenti Joe Biden, ka ushtruar trysni në Kongres për miratimin e një buxheti shtesë prej 106 miliardë dollarësh, ku pjesa më e madhe e parave do të shkonin për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe pjesa tjetër do të ndahej mes Izraelit, mbi çështje të Indo-Paqësorit si dhe forcimit të kontrollit në kufi.

Por Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët ka paraqitur një plan të sajin. Javën e kaluar ajo miratoi një projektligj për të ofruar 14.3 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, që nuk përfshinte ndihmë për Ukrainën. Chuck Schumer, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat tha se nuk do ta fuste për votim projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve. Po kështu Presidenti Biden është zotuar t’i vërë projektligjit veton, në rast se miratohet.

- Publicitet -

Gjatë intervistës zoti Zelenskiy ftoi ish-Presidentin republikan Donald Trump, të vizitojë Ukrainën për të parë sikurse tha ai pasojat e konfliktit të iniciuar nga Presidenti rus Vladimir Putin në shkurt të vitit 2022. Zoti Trump, i cili dominon në kampin republikan në garën presidenciale, ka qenë kritik i ashpër ndaj mbështetjes amerikane për Kievin dhe ka thënë se nëse do të rizgjidhej mund t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve.

“Nëse ai do të vijë (në Ukrainë), do të më duhen … 24 minuta për t’i shpjeguar Presidentit Trump se ai nuk mund ta menaxhojë këtë luftë“, tha zoti Zelenskiy. “Ai nuk mund të sjellë paqe për shkak të Putinit“, shtoi ai.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?