Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski do të jetë i pranishëm në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin që do të mbahet për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor.
Presidenti ukrainas pritet të mbërrijë në Tiranë në mbrëmjen e 27 shkurtit, ndërsa më datë 28, të mërkurën, do të marrë pjesë në samitin ku do të marrin pjesë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore.
Samiti do të mbahet nën masa të rrepta sigurie, ku në terren do të ketë rreth 1500 forca policie, që përfshijnë Antiterrorin, Garda, FNSH, RENEA, efektivë të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë Rrugore të Tiranës do të jenë të dislokuar në terren për mbarëvajtjen e samitit. Po ashtu Garda dhe SHISH do të kenë agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet.
Për mbarëvajtjen e Samitit, disa akse kryesore do rë bllokohen, ku nuk do të lejohet as kalimi dhe as parkimi i mjeteve.
Do të bllokohen këto akse:
– Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;
– Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;
– Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;
– Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.
-Gjithashtu, të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara.
Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye do të njoftohen të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente.
Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”;
-Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”;
– Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.
Shërbimet e Policisë do të jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative.
j.l./ dita

Zheleznov zelenski do të shkojë për lesh ashtu si navalni,atëherë kur të vendosë Arusha e Madhe.
Ky Rasputini i shekullit të XXI do t’i fusë mostrën e tij Zheleznovit çifut,këtij xhuxhmaxhuxhi shëmtaraq e të shpifur.
Intelektual, trimi antikomunist Zelensky, po vjen te takoj me perzemersi trimin Komunist, djalin e Killerit Komunist Kristaq Rama dhe atij qe korruptoi FBI-ne.
Si e shpjegon ti kete laithitje, Intelektual?
Perderisa nuk njeh Kosoven,temenarat i ka me Ramen.
Si rusia ashtu dhe ukraina nuk njohin kosoven
Si rrjedhoje ja e te dyja njelloj sa i perket interesit tone kombtar
Kjo tregon qe kemi vegla folse dhe njerez te kapur ne krye te shtetit
Qe bejne rezolute per ukrainen qe me mosnjohjen e kosoves pranon qe gjysma e kombit tone duhet te jetoje pa liri nen serbi dhe nuk bejne rezolte as per gjenocidin çam as per gjenocidin e kosoves (per kete te fundit po presim ballen qe refuzoi rezoluten per kosoven tha do e bejme ne korrik por do vendose per vitin apo per shek. )
E morem vesh cilat rruge do te bllokohen por per kombin shqiptar eshte problem I madh motori ne Lane.Ishalla vazhdon nja tre jave problemi I motorit se vrasjen e babait nga femijet e morem vesh ,ishte pune loje kalamajsh sepse keshtu e tha psikologia.