Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë
AktualitetBote

Zelensky: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë

Published: January 8, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij mund ta mposhtë Rusinë, me mbështetjen e vazhdueshme dhe në rritje të Perëndimit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, kjo deklaratë vjen ndërsa sulmi i Rusisë po i afrohet përvjetorit të tretë. Forcat ruse vazhduan ndërkaq sulmet me dronë dhe raketa, që sipas hetuesve ukrainas furnizohen tashmë nga Koreja e Veriut.

Ekipet e emergjencave në qytetin ukrainas Dnipro luftonin me flakët të shtunën pas një sulmi me dronë të forcave ruse. Forcat ajrore ukrainase njoftuan në rrjetin Telegram se patën shkatërruar gjatë natës 21 nga 28 dronët e nisur, por nuk përmendën edhe tre raketat me vetëdrejtim që ishin gjithashtu pjesë e këtij sulmi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se vetëm me bashkëpunim të shtuar, mund të mposhtet agresioni rus.

“Për të krijuar një arsenal për mbrojtjen e lirisë, Evropës i duhet prodhim i përbashkët i armëve, shumë më tepër prodhim se tani. Shohim se ambiciet agresive të Rusisë mund të ndalen vetëm aty ku ka fuqi të mjaftueshme për t’i ndalur dhe ne mund ta ofrojmë një fuqi të tillë vetëm së bashku”, tha presidenti ukrainas gjatë një lidhjeje me video me Konferencën Vjetore Kombëtare për Shoqërinë dhe Mbrojtjen, të mbajtur në Suedi. Kjo pikëpamje ishte shprehur më herët nga drejtuesi ukrainas për industrinë e mbrojtjes.

- Publicitet -

“Tashmë po përqëndrohemi që ta bëjmë Ukrainën arsenalin e botës së lirë. Po përqendrohemi që të prodhojmë të gjitha llojet e armëve dhe municioneve, që të tregojmë se mundemi t’i testojmë në fushëbetejë dhe t’i përmirësojmë gjatë luftës. Kjo është diçka me të cilën mund të kontribuojmë për botën e lirë”, tha Oleksandr Kamyshin, Ministër i Ukrainës për Industritë Strategjike.

Gjatë ditëve të fundit të vitit 2023 dhe ditëve të para të 2024-ës, Rusia ka nisur mbi 300 raketa dhe mbi 200 dronë në sulmet ndaj Ukrainës. Megjithëse deri më tani Rusia mbështetej tek përdorimi i dronëve iranianë, hetuesit ukrainas dhe Shtëpia e Bardhë thonë se tashmë Rusia ka filluar të fusë në përdorim raketat e furnizuara nga Koreja e Veriut. Ky zhvillim konsiderohet si një përshkallëzim domethënës. Rusia dhe Koreja e Veriut vazhdojnë ta mohojnë partneritetin e tyre.

Kjo nuk do të thotë megjithatë se Rusia ka hequr dorë nga futja në përdorim e raketave të saj konvencionale. Presidenti Zelenskyy tha se forcat ruse kanë goditur me raketat S-300 në rajonin Donetsk, duke vrarë të paktën 11 persona, gati gjysma e tyre fëmijë.

Me sulmin rus tashmë pothuajse në vitin e tretë, Kievi vazhdon të kërkojë mbështetje materiale, ndërsa u bën thirrje partnerëve perëndimorë që ta shohin vendin si një hallkë qendrore për prodhimin e armëve.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”

Komentet e Fundit

  1. demo on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. 666 on “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  3. 666 on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. N. D. on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  5. Kris Pano on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?