Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zëri i Amerikës: Nëse testimi final në Shpirag del me sukses, SHELL do investojë në Shqipëri 7 miliardë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Zëri i Amerikës: Nëse testimi final në Shpirag del me sukses, SHELL do investojë në Shqipëri 7 miliardë euro
EkonomiKryesore

Zëri i Amerikës: Nëse testimi final në Shpirag del me sukses, SHELL do investojë në Shqipëri 7 miliardë euro

Published: August 24, 2023
Shpërndaje

Në Shqipëri kompania shumëkombëshe Shell, ka mbyllur fazën e kërkimeve në vendburimin e Shpiragut, dhe pritet që në muajin tetor të nisë testin final nga rezultatet e të cilit do të varet nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës dhe gazit.

Kjo u bë e ditur sot nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit cilësia e naftës së zbuluar është e niveleve më të larta. Zoti Rama tha se nëse gjithshka do të shkojë pozitivisht atëherë ky zbulim mund të ketë sipas tij një ndikim historik në zhvillimin ekonomik por dhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.

Një ditë pas vizitës së tij në një nga puset e shpimit në zonën e Shpiragut ku prej disa vitesh shumëkombëshja britanike Shell po kryen kërkime për naftë dhe gas, kryeministri Edi Rama tha se procesi është një hap larg konfirmimit për vijimin ose jo të operacioneve për nxjerrjen dhe më pas tregtimin.

- Publicitet -

Në muajin tetor pritet të nisë testimi final për të vlerësuar qëndrueshmërinë presionit të fluksit të naftës e për pasojë leverdinë finaciare të të gjithë operacionit të mëtejshëm.

“Rezerva është aty në 6002 metra në thellësi të tokës. Është prekur rezerva, pas një eksplorimi shumë të vështirë për shkak të formacionit gjeologjik të zonës dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave si rezultat i formacionit gjeologjik.

Lajmi interesant është që ende nuk është cekur uji, i cili është nën rezervën, çka prezumon se madhësia e rezervës mund të jetë edhe më madhe. Nuk jemi në kushtet kur mund të flasim për shifra konkrete sepse do të ishte e gabuar”, deklaroi zoti Rama.

Kryeministri bëri të ditur, se analizat e bëra nga kompania kanë treguar se bëhet fjalë për një naftë të një cilësie shumë të lartë, të krahasusehme me atë premium të Arabisë Saudite, dhe nëse rezultatet e testimit që pritet të përfundojnë, maksimumi deri në dy javët e para të janarit, janë pozitive, atëherë, sipas kryeministrit bëhet fjalë për një “zbulim të rëndësishëm i cili mund të ketë një ndikim historik në zhvillimin ekonomik, social, por jo vetëm kaq, edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë”.

Nga pikëpamja ekonomike, vetëm investimi i kompanisë për infrastrukturën dhe logjistikën llogaritet të nisë me 3 miliardë euro. E shtrirë në vite kjo vlerë, sipas vetë kompanisë mund të shkojë në 7 miliardë.

Edhe përfitimet direkte të Shqipërisë pritet të jenë në nivele shumë të larta, aq sa qeveria, siç u bë e ditur sot, ka nisur përgatitjet për ngritjen e një Fondi sovran, sipas modelit të vendeve që kanë burime të konsiderueshme nafte.

“Nuk janë të ardhura 500 milionë euro në vit, të cilat shkojnë direkt në buxhet të shtetit për të mbuluar nevojat, por flitet për të ardhura shumë më të larta të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit dhe do të menaxhohen nga Fondi Sovran, ashti siç ka ndodhur me naftën në Norvegji, me naftën në Arabinë Saudite, në Azerbajxhan dhe kudo tjetër”, shpjegoi zëvendëkryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Një pjesë e të ardhurave parashikohet të shkojnë për fondin e pensioneve, për investime në arsim apo shëndetësi, ndërsa një pjesë do të përdoret për t’u investuar në tregje brenda dhe jashtë vendit për t’a rritur më tej portofolin e Fondit Sovran.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • intelektuali says:
    August 24, 2023 at 7:11 am

    SHQYPNIA ENVERISTE E KA TREGUAR SE NUK DI TE MENAXHIJE BURIMET E SAJ NATYRORE MEGJITHESE ZOTI E KA DAROVITUR ME BUJARI

    sepse:

    Po te bejme pyetjen: Pse shqyptaret jane populli me i varfer ne Evrope me GDP per fryme si nje vend afrikan? Menjehere te vjen ne maje te gjuhes pergjigja sepse keshtu i beri Enveri me hajnine e tij patriotike tinzare per 50 vjet me radhe qe depozitoi ne Zvicer arin e Bankes se shtetit dhe sepse keshtu po vepron klasa politike qe instaloi Ramizi me Nexhmijen 33 vjet pas tij dhe prandaj shqyptaret ne mes te kromit dhe naftes e gazit kane mbetur njesoj te varfer dhe llogarite ne tefterin e ministres Balluku jane bere pa “hanxhiun” sepse mafiozet e Bankers Petroleum deklarojne prej vitesh se jane me humbje ne tefteret e tyre te bilanceve ekonomike dhe prandaj nuk paguajne asnje kacidhe ne buxhetin e shtetit duke e argumentuar hajnine e tyre me thellesine e shpimeve qe u ka nxirre jeten banoreve te Zharrezes

    Reply
  • kritiku says:
    August 24, 2023 at 9:52 am

    Ènveri depozitoi ne Zvicer arin e Shqiperise !? Ne vend te “intelektuali” , duhet te firmosesh gomari .

    Reply
  • katarakti says:
    August 24, 2023 at 10:12 am

    Shqipëria do fitoi vetëm thërrimet nga zbulimi i naftës. SHell thotë se do investojë 7 miliardë. Kush e di të vërtetën?! Ai mund të investojë 1 miliard dhe të deklarojë 7! Pêr të rritur shpenzimet artificialisht. Në këtë mënyrê ai do tê dale gjithmonë me humbje dhe populli shqiptar, pronari i vërtetë i naftës, do fitoi “Noc rrokun”!

    Reply
  • ilir says:
    August 24, 2023 at 12:42 pm

    Hajde Intelektual qe je injorant dhe ne te shkruar

    Reply
  • intelektuali says:
    August 24, 2023 at 12:56 pm

    Per te gjithe kritiket dudume te Enverit qe nuk dine shkrim dhe kendim:

    Historia e panjohur e përvetësimit të dhjetrave ton ar: Kush ishte njeriu më i besuar i Enver Hoxhës, që kishte si detyrë sigurimin e depozitave monetare të familjes Hoxha në Perëndim

    4 MAJ 2023, 10:52DOSSIER
    TEMA

    “Historia e panjohur e përvetësimit të dhjetrave ton ar: Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit, një artikull i botuar vite më pare, në revistën “Në shërbim të popullit” (organ i dikurshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme), nga Nuri Mehmeti, me titull “Kur hidheshin themelet ekonomike të pushtetit popullor”. Ky shkrim, është botuar në faqet 14 – 15, të numrit të gushtit 1984, në revistën në fjalë, me okelion “40 vjet çlirim, rrugë lufte e fitoresh”! Polemikat e mëvonshme në lidhje me këtë artikull lindën pasi shifra prej 43.816.682 monedhash ari që përmendej në artikull, e grabitur nga Sigurimi i Shtetit, ishte një shifër zyrtare.

    -KUSH E KA DEPOZITUAR ARIN NE PERËNDIM?!

    Askush nuk donte në atë kohë, të merrej me thelbin e problemit, por vetëm me mbulimin e tij. Kështu shtypi socialist, filloi hapur fushatën antiamerikane të tij. Gazeta socialiste “24 orë”, në vazhdë të solidaritetit komunist dhe duke u mbështetur mbi parullën “Vietnami do fitojë”, botoi një foto të Xhon Megkoit, në kohën kur ky luftonte kundër komunistëve në Vietnam. Më larg akoma, shkoi gazetari i “ZP”-së L.R., i cili e konsideroi Mekgoin “mercenar amerikan” (shih “ZP” 26 shkurt 1992). Askush nga këta, nuk pa tek Mekgoi një dëshmitar të vlefshëm për zbardhjen e enigmave të arit, por pa vetëm një kundërshtar politik, apo më keq akoma, një armik të Vietnamit. Askush nga këta, nuk donte zbardhjen e të vërtetës.”

    Pjesen tjeter po e le qe fanatiket, bole te Enverit ta lexojne vete ne gazeten TEMA te Mero Bazes

    Reply
  • Fshatari says:
    August 25, 2023 at 12:04 am

    Le te presim edhe pak para se te peshojme arre te pashkundura. Uroj me zemer te jete sic po pershkruhet

    Reply
  • Arber iliri says:
    August 26, 2023 at 1:09 am

    Ashtu si analiza per”lumturine” ka ndryshuar vitet e fundit kriteret baze percaktuese edhe testi per i varfer apo i pasur duhet te ndryshòje kriteret baze.
    Nuk mendoj se shqiptaret jane me te varferit ne Europe.

    Reply
  • mali says:
    August 26, 2023 at 1:16 am

    Per mua katarakti eshte treguar zemergjere realisht.Therime eshte mire sa pa asgje.Te shtyjme edhe kete dimer qe kemi perpara.Me vone ka perendia per fukarane .

    Reply
  • Andis says:
    August 26, 2023 at 4:28 am

    Kudo ku SHELL ka investuar ato shtete kane pasur perfitime ekonomike dhe lehtesira ne nenproduktet e naftes. Shpresoj qe fermeret shqiptare te kene shprese se nafta do te subvencionohet nga shteti ne nje te ardhme te afert

    Reply
  • intelektuali says:
    August 26, 2023 at 5:37 am

    KUSH JANE KORPORATAT SHELL?

    Nje shkrim nga: intelektuali huazuar nga shtypi nderkombetar

    “Korporatat Shell janë subjekte ne pamje te pare legjitime, juridike që nuk posedojnë totalisht asete aktuale ose nuk drejtojnë operacione biznesi. Ato funksionojnë si mjete transaksionale për një sërë firmash dhe për një mori qëllimesh jo krejt te pastra per firmat GUACKE. Në përgjithësi, ato përdoren për të marrë financim, për të mbajtur kontrollin mbi një kompani konglomerate, për t’u lejuar firmave trajtim më të favorshëm tatimor dhe herë pas here për të lehtësuar pastrimin e parave si dhe aktivitete të tjera të krejtesisht paligjshme. Korporatat Shell përdoren për shumë qëllime, disa ligjore dhe të tjera jo aq shumë dhe aspak ligjore. Ndërsa subjektet financiare potencialisht të rrezikshme, korporatat guackë luajnë një rol të rëndësishëm në tregjet në mbarë botën. Duke pasur parasysh statusin e tyre ndërkombëtar dhe perspektivat për rritje, duhet të përdoren strategji rigoroze rregulluese për të garantuar stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e investitorëve brenda hapësirës.”

    Reply
  • Beratasi says:
    August 26, 2023 at 6:02 am

    Drejtuar intelektualit. O koqe kandari Enver Hoxha e ndërtoi Shqipërinë nuk e vodhi. Çfarë kuptimi ka depozitimi i arit në Zvicër për Enver Hoxhën kur ai nuk dilte kurrë jashtë Shqipërisë. Duhet mendimi i një trupeshku si puna jote që të shkruash budallallëqe të tilla. Dhe për sa i përket kompanisë Shell ti nuk di asgjë të gjitha gjërat që shkruan i merr nga youtube nga ca njerëz të dobët dhe të lodhur si ty specialistët e halesë dmth. Shell është kompani prestigjioze në të gjithë botën me investime marramendëse o koktul.

    Reply
  • demo says:
    August 26, 2023 at 9:08 am

    Perpara keni Bankers dhe Firma te tjera grabitqare te Naftes Shqiptare,qe dalin gjithmone me humbje.
    Nga ndermarrja shteterore e naftes,tek Albpetroli,tek Bankers,tek petrolifera,.Kane 30 vjet qe grrabisin naften shqiptare vandalisht,Populli ka fituar naften me cmim me te larte ne Bote.
    Grabitjen e Puseve te Naftes e kreu Sali Berisha,.Tani ka hyre fuqishem ne tregun e Grabitjes edhe edvin rama.
    Gjetja e naftes ne Shpirag,do te jete nje tjeter Fatkeqesi e popullit shqiptar,sidomos per banoret e Zones.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 26, 2023 at 10:15 am

    Nje histori e shkurter per korporaten Shell qe shqyptaret te mos fluturojne me “presh ne bythe”

    “Në vitin 1912, Royal Dutch Shell bleu asetet ruse të naftës të bankiereve Rothschilds në një marrëveshje aksionesh. Portofoli i prodhimit të Grupit atëherë përbëhej nga 53 përqind nga Rothschilds, 30 përqind nga Perandoria Ruse dhe 17 përqind nga Rumania. Pushtimi gjerman i Rumanisë në 1916 gjeti 17% të prodhimit mbarëbotëror të grupit korporativ të shkatërruar. Në vitin 1919, Shell mori kontrollin e Mexican Eagle Petroleum Company dhe në vitin 1921 formoi Shell-Mex Limited, e cila tregtonte produkte nën markat “Shell” dhe “Eagle” në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë Konferencës së Genovas të vitit 1922, Royal Dutch Shell ishte në negociata për një monopol mbi fushat e naftës sovjetike në Baku dhe Grosny, por Stalini vendosi në prishjen e bisedimeve. Në vitin 1929, u themelua Shell Chemicals. Nga fundi i viteve 1920, Shell ishte kompania lider në botë e naftës, duke prodhuar 11 për qind të furnizimit të naftës së papërpunuar në botë dhe duke zotëruar 10 për qind të tonazhit të cisternave të saj. Në vitet 1930, te gjitha asetet meksikane të Shell u sekuestruan nga qeveria meksikane duke akuzuar Shell per fshehje te fitimit dhe mos pagimin e taksave ne shtet. Pas pushtimit të Holandës nga Gjermania naziste në vitin 1940, Shell kaloi ne sherbim te plote te Hitlerit si nje hakmarrje ndaj Stalinit dhe komunisteve sovjetike qe sekuestruan asetet e tyre te blera para Luftes nga Rothschilds. Në 1945 selia daneze e Shell në Kopenhagë, në kohën që përdorej nga Gestapo, u bombardua nga Forca Ajrore Mbretërore në Operacionin Carthage. Në vitin 1937, Iraq Petroleum Company (IPC), 23,75 për qind në pronësi të Royal Dutch Shell plc, nënshkroi një marrëveshje koncesioni nafte me Sulltanin e Muskatit. Në vitin 1952, IPC ofroi mbështetje financiare për të ngritur një forcë të armatosur që do të ndihmonte Sulltanin në pushtimin e rajonit të brendshëm të Omanit, një zonë që gjeologët besonin se ishte e pasur me naftë. Kjo çoi në shpërthimin e Luftës gjakatare me shume viktima njerezore Jebel Akhdar në Oman në vitin 1954 që zgjati për më shumë se 5 vjet. Rreth vitit 1952, Shell ishte kompania e parë që bleu dhe përdori një kompjuter në Holandë. Kompjuteri, një Ferranti Mark 1* , u montua dhe u përdor në laboratorin Shell në Amsterdam. Në 1970 Shell bleu kompaninë minerare Billiton , të cilën e shiti më pas në 1994. Në vitet 1990, protestuesit kritikuan të dhënat mjedisore të kompanisë, veçanërisht ndotjen e mundshme të shkaktuar nga hedhja e propozuar e platformës Brent Spar në Detin e Veriut. Pavarësisht mbështetjes nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Shell e anuloi vendimin nën presionin e publikut, por pohoi se fundosja e platformës do të ishte më e mirë për mjedisin. Shell më pas publikoi një angazhim të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm , të mbështetur nga fjalimet ekzekutive që përforconin këtë angazhim. Shell u kritikua më pas nga Komisioni Evropian dhe pesë Bashkimi Evropiananëtarët pasi vendosën të linin një pjesë të platformave të saj të naftës të çmontuara në këmbë në Detin e Veriut. Shell argumentoi se heqja e tyre do të ishte shumë e kushtueshme dhe e rrezikshme. Gjermania tha se rreth 11,000 ton naftë të papërpunuar dhe toksina të mbetura në platforma do të depërtonin përfundimisht në det dhe e quajti atë një ‘bombë me sahat’. Më 15 janar 1999, pranë qytetit argjentinas të Magdalena, Buenos Aires , cisterna Shell Estrella pampeana u përplas me një anije mallrash gjermane , duke e zbrazur përmbajtjen e saj në liqen, duke ndotur mjedisin, ujin e pijshëm, bimët dhe kafshët. Mbi një dekadë pas derdhjes, një referendum i mbajtur në Magdalena përcaktoi pranimin e një pagese kompensuese prej 9.5 milionë dollarësh nga Shell. Shell mohoi përgjegjësinë për derdhjen, por një gjykatë argjentinase vendosi në 2002 se korporata ishte përgjegjëse. Më 5 nëntor 2017, Paradise Papers , një grup dokumentesh elektronike konfidenciale në lidhje me investimet në det të hapur , zbuluan se ministri argjentinas i Energjisë Juan José Aranguren u zbulua se kishte menaxhuar kompanitë në det të hapur “Shell Western Supply and Trading Limited” dhe “Sol Antilles y Guianas”. Limited’, të dyja filialet e Shell. Njëri është ofertuesi kryesor për blerjen e naftës nga qeveria nëpërmjet CAMMESA në pronësi të shtetit (Compañía Administradora del Mercado Mayorista Eléctrico). Më 30 Prill 2020, Shell njoftoi se do të shkurtonte dividentin e saj për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të kolapsit të çmimit të naftës pas uljes së kërkesës për naftë gjatë pandemisë COVID-19. Shell deklaroi se të ardhurat e tyre neto të rregulluara për koston e furnizimit ranë në 2.9 miliardë dollarë në tre muaj deri në 31 mars. Kjo krahasuar me 5.3 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më 30 shtator 2020, kompania tha se do të shkurtonte deri në 9,000 vende pune si rezultat i efekteve ekonomike të shkaktuara nga pandemia dhe njoftoi një “ristrukturim të gjerë”. Në dhjetor 2020, Shell parashikoi një tjetër reduktim prej 3.5-4.5 miliardë dollarësh për tremujorin e katërt për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës, pas 16.8 miliardë dollarësh zhvlerësim në tremujorin e dytë. Në shkurt 2021, Shell njoftoi një humbje prej 21.7 miliardë dollarësh në 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, pavarësisht se uli shpenzimet e saj operative me 12%, ose 4.5 miliardë dollarë, sipas një analize Morningstar të cituar nga Barron’s. Në dhjetor 2021, Shell u tërhoq nga fusha e naftës Cambo , pranë ishujve Shetland, duke pretenduar se “rasti ekonomik për investime në këtë projekt nuk është mjaft i fortë në këtë kohë, si dhe ka potencial për vonesa”. Fusha e propozuar e naftës kishte qenë subjekt i një fushate intensive nga ambientalistët në prag të samitit të klimës COP26 të OKB-së në Glasgow në nëntor 2021. Më 4 mars 2022, gjatë pushtimit rus të Ukrainës dhe në mes të bojkotit në rritje të ekonomisë ruse dhe investimeve të lidhura me to, Shell bleu një ngarkesë me naftë bruto ruse me zbritje. Të nesërmen, pas kritikave nga Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba , Shell mbrojti blerjen si një domosdoshmëri afatshkurtër, por gjithashtu njoftoi se synonte të reduktonte blerjet e tilla dhe do të vendoste fitimet nga çdo naftë ruse që blen në një fondi që do të shkonte për ndihmën humanitare për Ukrainën. Më 8 mars, Shell njoftoi se do të ndalonte blerjen e naftës dhe gazit rus dhe do të mbyllte stacionet e saj të shërbimit në vend.”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?