Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet parlamentare në Greqi/ VOA: Sfida e Alexis Tsipras dhe shanset për të fituar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjedhjet parlamentare në Greqi/ VOA: Sfida e Alexis Tsipras dhe shanset për të fituar
AktualitetBote

Zgjedhjet parlamentare në Greqi/ VOA: Sfida e Alexis Tsipras dhe shanset për të fituar

Published: May 18, 2023
Shpërndaje

Këtë të dielë në Greqi mbahen zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Rreth një muaj më parë me kërkesë të kryeministrit Mitsotakis, presidentja e vendit shpërndau parlamentin dhe caktoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 21 maj, vetëm disa muaj përpara përfundimit zyrtarisht të mandatit qeverisë, në muajin korrik.

Sfidanti kryesor i Mitsotakis është ish-Kryeministri Alexis Tsipras. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim përpjekjeve të tij për ta sjellë sërish në pushtet, partinë e majtë Syriza.

Kreu i partisë së majtë greke Syriza dhe ish-Kryeministri Alexis Tsipras po kërkon të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen këtë të dielë më 21 maj.

- Publicitet -

Zoti Tsipras erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 2015, kur ishte vetëm 40 vjeç, duke u bërë një nga kryeministrat më të rinj të Greqisë.

Tashmë ai po synon të rikthet sërish në pushtet, duke akuzuar rivalin e tij, zotin Mitsotakis si përgjegjës për shumë nga problemet me të cilat po përballet Greqia.

“Ai nuk arriti të përballonte krizën e lidhur me inflacionin, për të dytin vit me radhë çmimet në supermarkete janë të paarritshme, çmimet e ushqimeve janë rritur me 14%. Ai zgjeroi pabarazinë duke goditur klasën punëtore”.

I shkolluar për inxhinieri ndërtimi, ai u përfshi në politikën e majtë që kur ishte student. Në atë kohë ai ishte anëtar i rinisë komuniste. Zoti Tsipras u bë kryetar i Syrizës në vitin 2008 dhe një vit më vonë u zgjodh deputet i parlamentit grek.

Si kryeministër ai doli kundër masave shtrënguese dhe programit të ndihmës prej 240 miliardë eurosh, të ofruar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilat shkaktuan sipas tij, një krizë humanitare në Greqi.

Pas muajsh debatesh të forta me vendet e tjera të eurozonës, zoti Tsipras u detyrua t’i pranonte kufizimet që garantonin kontroll mbi kapitalin, e më pas organizoi një referendum lidhur me një paketën e shpëtimit financiar, duke u kërkuar grekëve ta refuzonin atë. Grekët e bënë një gjë të tillë, por më pas zoti Tsipras u detyrua të pranonte një tjetër ofertë, me kushte më të ashpra, për të mbajtur Greqinë në zonën e Euros.

Gjatë kohës që ai shërbente si kryeministër, në vitin 2018, Greqia i dha fund një mosmarrëveshjeje të vjetër me Maqedoninë e Veriut mbi çështjen e emrit të kësaj të fundit.

Zoti Tsipras ka kritikuar qeverinë e zotit Mitsotakis mbi mënyrën e trajtimit të inflacionit dhe ka deklaruar se partia e tij Syriza, do të rrisë pagat dhe pensionet, si dhe do të mbrojë punëtorët.

“Populli grek me votën e tij mund t’i japë fund këtij mandati katërvjeçar të mashtrimit, indiferencës, arrogancës që ka dëmtuar njerëzit e zakonshëm”.

Ai ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet, në 50 ditët e para në pushtet do të rrisë pagën minimale mujore në 880 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2023, si dhe të rivendosë marrëveshjet kolektive te punës.

Po kështu partia e tij ka premtuar të ulë orët e punës në javë, nga 40 që pështë tani, në 35, si dhe të rrisë menjëherë pagat e sektorit publik me 10%.

Në janar të këtij viti zoti Tsipras paraqiti një mocion mosbesimi në parlament kundër qeverisë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, lidhur me një skandal përgjimi.

“Për gjashtë muajt e fundit shoqëria greke ka jetuar në mes të një skandali të pashembullt”, tha zoti Tsipras, ndërsa paraqiste mocionin e mosbesimit, të cilit kryeministri Mitsotakis arriti t’i mbijetojë./VOA/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?