Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ekipi i Joe Biden njofton se ai nuk do të tërhiqet nga gara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ekipi i Joe Biden njofton se ai nuk do të tërhiqet nga gara
BoteLajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ekipi i Joe Biden njofton se ai nuk do të tërhiqet nga gara

Published: July 19, 2024
Shpërndaje

Ekipi i fushatës së presidentit amerikan, Joe Biden, insistoi sërish se ai nuk do të tërhiqet nga gara edhe pse shumë demokratë të nivelit të lartë duan që ai ta shqyrtojë mundësinë që të largohet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, për t’i hapur rrugën një kandidati të ri demokrat për të parandaluar një humbje të mundshme në zgjedhje.

Biden aktualisht gjendet në shtëpinë e tij në Dellauer ku është izoluar për shkak të infektimit me koronavirus.

Presidenti amerikan ka insistuar se mund ta mposhtë republikanin Donald Trumpin, teksa po përballet me presion që të lërë garën.

- Publicitet -

Shefja e fushatës së Bidenit, Jen O’Malley Dillion, e pranoi se ka “rënie” të mbështetjes për presidentin, por insistoi se ai “absolutisht” do të qëndrojë në garë dhe se fushata e tij “ka disa rrugë” për ta mposhtur Trumpin.

“Ne kemi shumë punë për të bërë për të siguruar popullin amerikan se po ai është i vjetër, por mund të fitojë”, tha ajo për MSNBC. Ajo tha se shqetësimet e votuesve për aftësinë e Bidenit për të udhëhequr me shtetin nuk po i bëjnë ata që të votojnë për Trumpin.

“Ata kanë pyetje, por ata po qëndrojnë me Joe Bidenin”, shtoi ajo.

Në të njëjtën kohë, Komiteti Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të takohet të premten për të shtyrë përpara votimin e planifikuar virtual para 7 gushtit, ku pritet të nominohet kandidati i partisë për president. Kjo mbledhje virtuale do të mbahet para se partia të mbajë Kuvendin më vonë gjatë gushtit në Çikago.

Një shumicë e demokratëve mendojnë se nënpresidentja, Kamala Harris, mund të jetë një kandidate e mirë për presidente.

Sipas një sondazhe të realizuar nga Associated Press dhe NORC Center for Public Affairs Research, gjashtë në dhjetë demokratë besojnë se Harris do të ishte një presidente e mirë. Dy në dhjetë demokratë besojnë se ajo nuk do të ishte një presidente e mirë dhe po ashtu dy në dhjetë të tjerë nuk kanë mendim.

Demokratët në nivelet më të larta i kanë kërkuar Bidenit që ta rishqyrtojë kandidaturën e tij. Në mesin e tyre raportohet se edhe ish-presidenti Barack Obama, ka shprehur shqetësime për kandidaturën e Bidenit dhe ish-kryerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, raportohet se privatisht i ka thënë presidentit se partia mund të humbë aftësinë që të marrë kontrollin e Dhomës, nëse ai nuk tërhiqet nga gara presidenciale.

Po ashtu, të mërkurën, ligjvënësi i Kalifornisë, Adam Schiff, një aleat i ngushtë i Pelosit, u bë demokrati i profilit më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, që i bëri thirrje Bidenit të tërhiqet nga gara.

Shqetësimet për aftësinë e Bidenit për të udhëhequr me shtetin edhe për një mandat u rritën pas debatit presidencial me Trumpin më 27 qershor. Vetë Biden e ka pranuar se nuk ka pasur performancë të mirë gjatë debatit, por që atëherë ka refuzuar thirrjet për t’u tërhequr nga gara./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  • Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
  • Sulmi brenda burgut të Fierit, flet Denis Bajri: Ibrahim Lici dha urdhër të më vrisnin

Komentet e Fundit

  1. Km on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  2. Detari on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  3. Artan on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  4. Detari on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. Dashi on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?