Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjerimi i BE-së, blloku i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjerimi i BE-së, blloku i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj
AktualitetBote

Zgjerimi i BE-së, blloku i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj

Published: May 28, 2026
Shpërndaje

“Zgjerimi është përparësia për Bashkimin Evropian dhe nëse kandidatët tanë japin rezultate, atëherë duhet të japim rezultate edhe ne,” tha Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos,në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel në fillim të majit.

Si dëshmi se BE-ja po shkon përtej retorikës, Kos theksoi faktin se për herë të parë në 17 vjet, blloku në prill krijoi një grup pune për të hartuar traktatin e anëtarësimit për një vend kandidat: Malin e Zi.

“Nuk ka sinjal më të qartë se BE-ja e sheh Malin e Zi si anëtarin e saj të ardhshëm,” i tha DW Strahinja Subotiq, menaxher programi dhe studiues në Qendrën për Politika Evropiane (CEP) në Beograd.

- Publicitet -

Zgjerimi: një çështje gjeopolitike dhe e sigurisë

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 e riktheu çështjen e zgjerimit në qendër të politikës evropiane, duke e shndërruar atë nga një proces që për një kohë të gjatë ka qenë teknik në një çështje gjeopolitike dhe sigurie.

“Nevoja gjeopolitike për zgjerim njihet nga të gjitha shtetet anëtare,” tha Steven Blockmans nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS).

“Por ajo shoqërohet gjithmonë me dy gjëra: nga njëra anë, një qasje e bazuar në meritë, ku vendet kandidate vlerësohen për reformat e tyre dhe nuk ofrohen rrugë të shkurtra, dhe së dyti, nevoja që Bashkimi Evropian të ndryshojë politikat dhe mënyrat e tij të qeverisjes,” i tha ai DW.

A është modeli ekzistues i anëtarësimit i përshtatshëm?

Debati në Bruksel po përqendrohet gjithnjë e më shumë jo vetëm te zgjerimi vetë, por edhe nëse modeli tradicional i anëtarësimit është ende i përshtatshëm.

Komisionerja Marta Kos pranoi se BE-ja ende përdor një metodologji të zhvilluar katër dekada më parë.

“Ajo që po diskutojmë tani me shtetet anëtare është nëse parimet e integrimit gradual, të cilat i përdorim kryesisht në tregun e përbashkët, mund të shtrihen edhe në fusha të tjera, veçanërisht në siguri,” tha ajo.

Modele të reja për integrim gradual në BE

Në një propozim të fundit për zgjerimin e BE-së, kancelari gjerman Friedrich Merzbëri thirrje për hapjen e të gjithtë kapitujve të negociatave me Ukrainën dhe propozoi një formë të “anëtarësimit të asociuar”, që do ta lidhte Kievin më ngushtë me BE-në edhe para anëtarësimit të plotë, përfshirë pjesëmarrjen më të madhe në institucionet e BE-së dhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Njëkohësisht, Merz sugjeroi t’u jepet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë qasje e privilegjuar në tregun e përbashkët të BE-së, status vëzhguesi në organet e BE-së dhe integrim gradual në proceset vendimmarrëse për të përshpejtuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit. Ide të tilla kanë qarkulluar në Bruksel dhe në kryeqytetet evropiane prej vitesh.

Modeli i anëtarësimit me faza në BE

Steven Blockmans, një nga autorët e modelit të “anëtarësimit me faza”, i tha DW se elemente të kësaj qasjeje kanë hyrë gradualisht në mendimin kryesor të BE-së përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe përmes propozimeve nga vende si Franca, Gjermania dhe Lituania.

“Shihen elemente të një qasjeje më të fazuar, ku përfitimet për reformat ofrohen që në fazat e hershme para-anëtarësimit,” tha Blockmans.

Rezistencë ndaj disa propozimeve për Ukrainën

Në të njëjtën kohë, Blockmans theksoi se disa nga propozimet më ambicioze për Ukrainën kanë hasur tashmë rezistencë.

Mes tyre ishte ideja e të ashtuquajturit “zgjerim i kundërt”, e mbështetur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe pjesë të Komisionit Evropian, sipas së cilës vende si Ukraina do të hynin formalisht fillimisht në BE dhe do të përfundonin reformat më pas.

Kjo ide u refuzua shpejt nga shtetet anëtare.

Një ide tabu që nuk është më plotësisht tabu

Propozimi i Merz ka ringjallur gjithashtu një nga pyetjet më të ndjeshme në lidhje me zgjerimin e ardhshëm: sa fuqi vendimmarrëse duhet të kenë shtetet e reja anëtare që nga fillimi, veçanërisht në fusha ku vendimet e BE-së kërkojnë ende unanimitet.

Ky debat ka rikthyer vëmendjen te një nga idetë më të diskutueshme në Bruksel: mundësia për të kufizuar përkohësisht të drejtën e vetos për shtetet e reja anëtare pas anëtarësimit.

Propozimi u zhvillua si pjesë e modelit të anëtarësimit me faza nga studiues të CEPS, përfshirë Steven Blockmans dhe analistin e CEP Strahinja Subotiq.

“Jo një anëtarësim i klasit të dytë”

Sipas Subotiq, qëllimi nuk ishte krijimi i një “anëtarësimi të klasit të dytë”, siç pretendojnë disa kritikë, por sigurimi i shteteve skeptike anëtare, se zgjerimi nuk do ta paralizojë unionin. Ai argumenton se kufizimet mund të jenë të kufizuara si në kohë ashtu edhe në fushëveprim. “Mund të zbatohet vetëm në një ose dy fusha politike dhe jo domosdoshmërisht në të njëjtën mënyrë apo për të njëjtën kohë për çdo vend kandidat,” tha Subotiq.

Nga pikëpamja ligjore, sipas Blockmans, një mekanizëm i tillë mund të përfshihet në traktatet e anëtarësimit. Politikisht, megjithatë, çështja mbetet shumë e ndjeshme, pasi prek sovranitetin dhe të drejtat e barabarta midis shteteve anëtare.

Megjithatë, disa vende të Ballkanit Perëndimor tashmë kanë sinjalizuar hapje ndaj kësaj ideje. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia kanë sugjeruar se do të pranonin kufizime të përkohshme të vetos nëse kjo do të ndihmonte në përshpejtimin e anëtarësimit.

Mali i Zi si rast prove

Megjithatë, Mali i Zinuk dëshiron vonesa apo marrëveshje kalimtare. Analistët thonë, se ka të ngjarë të jetë vendi i fundit që hyn në BE sipas rregullave aktuale të bllokut, përpara se të zhvillohen reforma më të thella institucionale.

Në të njëjtën kohë, si Blockmans ashtu edhe Subotiq besojnë se anëtarësimi i Malit të Zi mund të shërbejë si një terren testimi për disa nga mekanizmat e rinj të zgjerimit që po diskutohen në Bruksel.

Subotiq pret që BE-ja të përdorë traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi për të futur mjete më të forta monitorimi pas anëtarësimit sesa në zgjerimet e mëparshme, veçanërisht në fusha si shteti i së drejtës dhe prapakthimet demokratike.

“Mund të pritet që Mali i Zi të bëhet një ‘kavie’ për të testuar kufijtë e marrëveshjeve kalimtare dhe klauzolave mbrojtëse,” i tha Blockmans DW, duke theksuar se traktati i anëtarësimit që po hartohet aktualisht mund të bëhet një model për zgjerimet e ardhshme të BE-së.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?