Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Zgjidh Zanatin”, 170 nxënës janë transferuar nga gjimnazet në shkollat profesionale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Zgjidh Zanatin”, 170 nxënës janë transferuar nga gjimnazet në shkollat profesionale
AktualitetShoqëri

“Zgjidh Zanatin”, 170 nxënës janë transferuar nga gjimnazet në shkollat profesionale

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Fushata e komunikimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Zgjidh Zanatin”, ka vijuar në qytetin e Elbasanit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkë me kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, deputetin dhe drejtuesin politik Damian Gjiknuri,  kanë vijuar fushatën e komunikimit për promovimin dhe nxitjen e arsimit profesional me mësues, nxënës dhe prindër në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan.

Gjatë fjalës së saj, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë për orientimin drejt arsimit profesional dhe nevojave që vendi ka sot në drejtim të profesioneve që kërkon tregu i punës.

- Publicitet -

“Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për më shumë zanatçinj, për më shumë kapacitete apo burime njerëzore të orientuara drejt profesioneve, drejt zanatit. Ka zhvillime të rëndësishme në disa sektorë, sikurse është turizmi, nga ana tjetër kemi një zhvillim të infrastrukturës publike, kemi një zhvillim të teknologjisë dhe informacionit, inovacionit që kërkojnë profesionistë”,  tha ministrja Manastirliu.

Duke falenderuar të gjithë mësuesit për punën e tyre në këtë fushatë intensive komunikimi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit u shpreh se transferimi i nxënësve drejt shkollave profesionale do të vijojë.

“Nga nisma që kemi ndërmarrë për transferimin e nxënësve të klasave të 10-ta brenda muajit dhjetor, në gjithë vendin më shumë se 170 nxënës të janë transferuar nga gjimnazet drejt arsimit profesional”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja Manatirliu bëri me dije edhe risinë për informimin e prindërve lidhur me aftësitë apo prirjet e fëmijëve të tyre.

“Duke filluar nga viti që vjen,  çdo prind, nëpërmjet sistemit SMIP, do të marrë në postën e tij, sugjerimin e vetë mësuesit se si ai vlerëson, që fëmija të ndjekë arsimin profesional apo atë të përgjithshëm, ku janë prirjet e fëmijëve apo ku duhet orientuar”.

Gledian Llatja, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit tha se zhvillimi i turizmit kërkon më shumë të rinj të formuar në zanate.

“Sot flasim për një mbështetje të qeverisë për arsimin profesional, kjo ka ardhur e nevojshme nga ekonomia. Kemi një rritje të turizmit dhe ne duhet të bëhemi gati për këtë”, tha kryetari i Bashkisë Gledian Llatja.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Anonymous on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  3. Toni on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  4. Marrim e botojmë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. Kohë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?