Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhvati me skemë mashtruese 28 mln euro, kapet në Tiranë gjermani i natyralizuar si koreano-jugor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zhvati me skemë mashtruese 28 mln euro, kapet në Tiranë gjermani i natyralizuar si koreano-jugor
AktualitetEnciklopediKronike

Zhvati me skemë mashtruese 28 mln euro, kapet në Tiranë gjermani i natyralizuar si koreano-jugor

Published: August 21, 2023
Shpërndaje

Një 61-vjeçar me origjinë nga Gjermania, me qëndrim në Korenë e Jugut, i akuzuar për krijim të skemave piramidale ndërkombëtare është arrestuar në afërsi të Rinasit.

Stephan Morgenstem është prangosur teksa po priste në afërsi të aeroportit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai. Burimet e policisë thanë se arrestimi u krye nga forcat e njësisë “FAST Albania”, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
61 vjeçari Morgenstem akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë përvetësuar rreth 28 milionë euro përmes skemave piramidale.
Gjykata e Seulit, me vendimin e datës 24.10.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 61-vjeçarit, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”. Sipas akuzës i arrestuari në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Gjatë periudhës 27 mars 2016-7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40,703,930,904 KRVV (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28,000,000 euro” informoi sot policia e Tiranës. Në vitin 2022, Morgenstern rezultonte i arrestuar në Greqi ku Spanja kërkoi ekstradimin pasi Ishte një nga vendet që e kishte shpallur në kërkim.

- Publicitet -

I dyshuari me bashkëpunëtorët e tij dyshohen se kanë mashtruar mbi 28 milionë dollarë nga investitorët në Poloni, Gjermani, Itali, Korenë e Jugut dhe vende të tjera në një skemë mashtrimi piramidale të monedhave dixhitale. Pas arrestimit pranë Rinasit, 61 vjeçari pritet të dalë përa Gjykatës së Tiranës ku prokuroria do të kërkojë masën arrest me burg me qëllim ekstradimi.

Operacioni u kodua ‘Pritja” dhe u realizua në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës, Policisë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga mediat mësohet se Morgenster me kombësi gjermane së bashku me një shtetas me kombësi polake, Ziemian ishin bashkëpronarë të skenës piramidale “FutureNet”. Ky i fundit u arrestua  në Itali gjatë një gare me “Ferrari”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Thesari i madh në Gjermani me pikëpyetje dhe mister, gjenden 934 monedha argjendi
  • Zgjedhja e Endri Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese
  • Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  • SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
  • Kanë zgjedhur këtë cep të largët të Tokës për të ndërtuar “një qytetërim të ri” në botën e pas AI

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on BE nga Dayton 1995 te Haga 2026!
  2. demo on Raportuesi për Shqipërinë në PE: “Nuk është çështja se hapen kapitujt, duhen mbyllur”. Rama largohet: “Më pret gjermani…”
  3. demo on Kanë zgjedhur këtë cep të largët të Tokës për të ndërtuar “një qytetërim të ri” në botën e pas AI
  4. demo on INVESTIGIMI: Jo vetëm Kushner, tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
  5. Karamamund elefanti i trete on Nuk ishte objekt hetimesh, ja si doli Vlora Hyseni në përgjimet e SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?