Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, gazetarja: Besohet se janë groposur në një fshat, po shantazhonin grupin se nuk mori drogën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, gazetarja: Besohet se janë groposur në një fshat, po shantazhonin grupin se nuk mori drogën
KronikeKryesore

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, gazetarja: Besohet se janë groposur në një fshat, po shantazhonin grupin se nuk mori drogën

Published: April 25, 2023
Shpërndaje

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur në lidhje me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve në qytetin e Sarandës. Sipas saj, ata dyshohet se janë rrëmbyer e më pas vrarë nga persona të paidentifikuar.

Lala zbuloi se policia po vijon hetimet për gjetjen e trupave të dy personave të zhdukur në fshatin Vrinë pasi besohet se ata mund të jenë groposur nga vrasësit e tyre në atë zonë.

Sipas saj besohet se autorët e dyshuar janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal, ndërsa shtoi se dy të zhdukurit kanë qenë në konflikt për çështjen e një prone, por që ka përfshirë dhe lëndë narkotike.

- Publicitet -

Ajo tregoi më tej se kur personi i njohur me nofkën “Koçolja” nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi ai i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici, gjë që dyshohet se mund të ketë sjellë rrëmbimin e më pas eliminimin fizik.

“Policia vijon kërkimet për trupat e dy personave të zhdukur në fshatin Vrinë, ku besohet se ata mund të jenë groposur. Dy personat janë zhdukur në 6 prill dhe për 4 ditë familjarët nuk i kanë denoncuar pasi nuk ishte hera e parë që janë larguar. Policia ka sekuestruar deri tani 8 automjete, ku njëri është konfirmuar që është përdorur për rrëmbimin e tyre.

Sulovari ka pasur armë me vete kur është takuar me mikun e tij për të sqaruar debatet me një grup kriminal për shitblerjen e një toke. Një kamerë ka kapur momentet e fundit para zhdukjes të Koçoles ku ai duket i qetë në një makinë. Besohet se janë dërguar në një fshat në kufirin Shqipëri-Greqi, dhe aty janë groposur.

Asnjë pistë nuk përjashtohet për 2 personat. Autorët e dyshuar mendohet se janë dy anëtarë grupi nga Saranda dhe të tjerët janë nga veriu i vendit. Konflikti ka nisur për pronën. Është zbuluar se kur Koçolja nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi ai i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici, gjë që dyshohet se mund të ketë sjellë rrëmbimin.

Ka të paktën 3 persona të skeduar në pamjet filmike. Fakti që ka disa të dyshuar, ka qeliza telefonike, mjeti ku janë rrëmbyer është vjedhur në Tiranë. Dyshohet se është një grup i organizuar kriminal”, zbuloi ajo.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pishina e peshkaqenëve
  2. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  3. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  4. Aleksander on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. demo on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?