Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhdukja misterioze e dy miqve në Sarandë, lirohet nga qelia personi që i dha vilën me qira grupit kriminal!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zhdukja misterioze e dy miqve në Sarandë, lirohet nga qelia personi që i dha vilën me qira grupit kriminal!
AktualitetKronikeKryesore

Zhdukja misterioze e dy miqve në Sarandë, lirohet nga qelia personi që i dha vilën me qira grupit kriminal!

Published: July 24, 2023
Shpërndaje

Zhvillime të reja juridike nga dosja e bujshme e zhdukjes së dy miqve në Sarandë 4 muaj më parë. Vijon të mbetet mister fati i rrëmbimit dhe zhdukjes në fshatin Vrinë të Sarandës, i dy personave Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit alias “Koçole”. Dy miqtë u zhdukën në 6 Prill 2023, ndërsa tashmë i vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje, Sofokli Baxheri, rezulton të jetë liruar nga gjykata e Sarandës.

Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë për Baxherin nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”, është marë pak ditë më parë, duke e lënë çështjen e dy personave të zhdukur në një mister. Një burim pranë komisariatit të Sarandës tha për “Ora News” se hetimi ndaj Baxherit do zhvillohet në gjëndje të lirë për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Hetimi ka provuar se Baxheri, ka një aktivitet tregtar në Sarandë, që meret kryesisht me blerjen, dhënien me qëra dhe shitjen e pronave të paluajtshme. 28-vjeçari është njeriu që ka gjetur shtëpinë me qëra në fshatin Nivicë të Himarës, aty ku më pas është zbuluar prej policisë dhe makina tip “Benz-Mercedez”, me të cilën është rrëmbyer në Sarandë, Fatmir Sulovari.

- Publicitet -

Baxheri, ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ja kishte dhënë me qëra një personi që jetonte jashtë shtetit, të cilin nuk ja kujtonte emrin. Policia dhe prokuroria e Sarandës, janë të bindur që pikërisht në këtë shtëpi, kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave Fatmir Sulovarit, Leonard Theodhorit dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë.

Prej 4 muaj, policia dhe prokuroria e Sarandës ende nuk kanë asnjë person të arrestuar, ndërsa nuk dihet asgjë se ku janë fshehur trupat e të rinjve pas ekzekutimit. Në disa raste familjarët e viktimave kanë protestuar para komisariatit të Sarandës dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, duke marë premtimin për zbardhjen e ngjarjes. Por deri në këtë fazë strukturat e hetimit asgjë nuk kanë mundur të bëjnë, për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Sulovarit dhe Theodhorit. Dy viktimat dhe autorët e krimit kanë pasur njohje të mëparshme mes njëri-tjetrin, pasi dy personat e zhdukur kanë hipur vetë në automjetet ku janë parë për herë të fundit në Sarandë.

Ka dyshime dhe indicie se trupat e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, janë vrarë dhe më pas groposur në fshatin Vrinë të Sarandës. Konflikti lidhet me përplasjet e një pas njëshme dhe serinë e vrasjeve që nisi për tregtinë e drogës në ishullin e Korfuzit, dhe çoi në vrasjen e Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës në Tiranë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga rrënjët arbëreshe drejt botës: Albchef çel në Piana degli Albanesi Muajin e Kuzhinës Shqiptare
  • Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto makabre agjenturash, historia e pabesueshme e 1950
  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  • Komediani i njohur britanik shpallet fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale
  • BKH, në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen
  2. SHQIPTAR on Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
  3. Vl on VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen
  4. fabricant abat-jour France on FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave
  5. Heu bre... on Tik-toksat e tik-taku i ndryshimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?