Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhdukja misterioze e dy shoqeve më 2004, Prokuroria e Tiranës rihap hetimet. Zbulohen dhe dy varre pa emër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zhdukja misterioze e dy shoqeve më 2004, Prokuroria e Tiranës rihap hetimet. Zbulohen dhe dy varre pa emër
AktualitetKronike

Zhdukja misterioze e dy shoqeve më 2004, Prokuroria e Tiranës rihap hetimet. Zbulohen dhe dy varre pa emër

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

Dëshmitë e njëjta për zhdukjen misterioze të dy shoqeve në vitin 2004 dhe që besohet se janë ekzekutuar dhe groposur në bregdetin e Divjakës nga autori që tashmë nuk jeton më dhe ushtarët e tij, kanë bërë që Prokuroria e Tiranës të hapë një hetim të zgjeruar, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes makabre dhe të paktën zbulimin e trupave të viktimave, që familjarët të kenë një varr ku edhe t’i qajnë të dashurit e tyre. Bëhet fjalë për Nertila Osmanin dhe Sonila Kryeziun, që jetonin dhe punonin në Tiranë në kohën e krimit, teksa njëra prej tyre ishte e martuar me një personazh të fortë të asaj kohe, Arben Hoxha, i cilësuar si kreu i një grupi në Lushnjë dhe i vrarë një vit pas zhdukjes së dy shoqeve.

Drejtuesi i organit të akuzës në kryeqytet, Arens Çela, ka konfirmuar lajmin pas interesimit të emisionit “Pa Gjurmë”, që raportoi edhe dëshmitë e dy grave që kishin dijeni për autorët dhe rrethanat. Në këtë dokument, Prokuroria sqaron se më 2004, periudhë kur u zhdukën 2 shoqet është hetuar vetëm për “rrëmbim personi” dhe atë kohe u mbyll çështja për shkak të mungesës së provave. E ndërsa pas publikimit të rastit, janë rihapur hetimet.

Në vitin 2005, një vit pas zhdukjes së 2 vajzave, janë gjetur 2 trupa të pajetë dhe sot në varrezat e Divjakës ekzistojnë edhe dy varre pa emër. Nuk dihet nëse këto dy varre i përkasin 2 shoqeve. “Fjalën e fundit” do e thonë institucionet, pasi të bëhen krahasimet dhe ndoshta analizat e ADN-së pas zhvarrosjes së mundshme. “Do duhet të bëhet zhvarrosja dhe të merren analizat e AND e të bëhen krahasimi me familjarët, për të kuptuar nëse bëhet fjalë për Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu”, thanë burimet. Në krim besohet se kanë marrë pjesë të paktën 5 persona. Autori i ekzekutimit që besohet se ka ndodhur në një hotel në Lushnjë është pikërisht Arben Hoxha, teksa më tej trupat janë transportuar dhe groposur në dunat e Divjakës, pranë kabinave të plazhit, po për shkak të erozionit dhe baticë-zbaticave të detit, mund të ketë ndryshime të forta gjeografike. Katër persona të tjerë kanë shërbyer si ndihmësa, nga të cilët mësohet se dy nuk jetojnë më. Dy të mbeturit kanë dijeni se ku janë groposur trupat dhe mund të ndihmojnë hetuesit. Arben Hoxha ishte bashkëshorti i Nertila Osmanit dhe kishte një vajzë vetëm një vjeçe në kohën e ngjarjes. Për shkak të konflikteve dyshohet se Nertila kërkonte të largohej dhe shoqja e saj duket se e ka ndihmuar. Por Hoxha i ka gjetur dhe në grindje e sipër i ka ekzekutuar dhe fshehur kufomat. Dëshmitë e reja, sikurse edhe ajo e djeshmja nga Anglia nga një tjetër grua që kishte dijeni, por s’u identifikua, përforcojnë faktin se dy shoqet janë vrarë e groposur në vitin 2004.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen: Na mbytët me emigrantë, taksa e burokraci
  • U arrestuan tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?