Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhvillimet brenda PD, Bardhi në vend të Alibeaj si kryetar grupi parlamentar?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Zhvillimet brenda PD, Bardhi në vend të Alibeaj si kryetar grupi parlamentar?
KryesorePolitike

Zhvillimet brenda PD, Bardhi në vend të Alibeaj si kryetar grupi parlamentar?

Published: January 21, 2023
Shpërndaje

Deputeti demokrat Gazment Bardhi mund të jetë një nga figurat e grupit demokrat  si e vetmja mundësi që mund të ndalojë çdo rrjedhje deputetësh për nga “Rithemelimi” i z.Berisha.

Burime konfidenciale brenda PD-së zyrtare thanë për Liberale.al se z.Alibeaj mund të japë dorëheqjen si kryetar i grupit demokrat për t’u zëvendësuar nga z.Bardhi. Nga i njëjti burim, mësohet se Alibeaj, në rolin e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, do të udhëheqë fushatën vendore për 61 bashkitë e vendit.

Me idenë për të frenuar rrjedhjet e deputetëve demokrat drejt “Rithemelimit” të z.Sali Berisha dhe me qëllimin për ta mbajtur të bashkuar grupin parlamentar demokrat, deri sa gjykata të shprehet me vendim të formës së prerë, Enkelejd Alibeaj po mendon të gjejë një zgjidhje pragmatike brenda të vetëve, duke e gjykuar si të domosdoshme dorëheqjen si kryetar i grupit demokrat dhe zëvendësimin e tij në këtë post nga z.Gazment Bardhi.

- Publicitet -

Lufta për kreun e grupit parlamentar demokrat detyroi Enkelejd Alibeajn të marrë vendimin për të përjashtuar nga ky grup katër deputetë, përveç Belind Këlliçit, edhe Tritan Shehun, Agron Shehajn e Oerd Bylykbashin. Referuar po burimeve të selisë blu, mësohet se ka pasur një shumicë brenda grupit demokrat, e cila ka kërkuar zëvendësimin e Alibeajt në krye të tij me një tjetër figurë, atë të Ervin Salianjit.

Pikërisht kjo gjë, mund të ketë vënë në lëvizje Alibeajn, për të ndërmarrë hapin, nën arsyetimin e një afati që ishte vendosur një vit më parë, më 10 janar 2023, nga Kryesia e Partisë Demokratike dhe që është konfirmuar nga Këshilli Kombëtar dhe më tej nga Grupi Parlamentar, në mbledhjen e datës 15 janar 2022.Vendimi ishte i tillë, që të katër deputetëve, do t’u jepet afat kohor një-vjeçar, për t’u distancuar nga ngjarjet e ndodhura më 8 janar 2022, gjatë një proteste të grupimit Berisha brenda oborrit të selisë së demokratëve, kur edhe mbështetësit e Berishës mësynë godinën.

Më parë nga grupi, pikërisht mbi rreshtimin pro këtyre akteve, ishin përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetët Albana Vokshi, Edmond Spaho, Flamur Noka dhe Luan Baçi. (LIBERALE) m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?