Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhvillohet gara “Vrapo për Autizmin”, Veliaj: “Një qytet i mirë, është qyteti që i pranon të gjithë, pa dallime”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Zhvillohet gara “Vrapo për Autizmin”, Veliaj: “Një qytet i mirë, është qyteti që i pranon të gjithë, pa dallime”
Sport

Zhvillohet gara “Vrapo për Autizmin”, Veliaj: “Një qytet i mirë, është qyteti që i pranon të gjithë, pa dallime”

Published: June 5, 2024
Shpërndaje

Në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua gara e vrapimit “Run for Autism”, kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin. Ky aktivitet u organizua për të dytin vit radhazi nga Ambasada e Italisë në Tiranë, në kuadër të “Javës së Kulturës Italiane”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se një qytet i mirë, është një qytet që i pranon të gjithë, pa diferenca.

“Secili prej nesh ka sfidat e tij, e ca mund të kenë më shumë sfida sesa të tjerët. Ndaj, ëndrra ime është për një qytet ku njerëzit besojnë në Zotin që duan, të duan personin që duan, dhe sfidat t’i zgjidhin në mënyrën sesi ata e shikojnë më të arsyeshme, sepse vetëm një qytet që i pranon të gjithë, pa bërë diferenca, është një qytet i mirë. Më vjen mirë kur shoh se si fëmijët sillen në çerdhe, në kopshte, në klasat fillore, pa qenë diskriminues, e përqafojnë njëri-tjetrin ashtu siç janë”, tha ai.

Kryebashkiaku falenderoi të gjithë ata që mbështesin këto nisma, teksa theksoi se në kuadër të “Javës së Kulturës Italiane” po organizohen një sërë aktivitetesh në Tiranë.

- Publicitet -

“Ne jemi këtu për të bërë tifo për engjëjt tanë, engjëjt më të vegjël të qytetit, që pavarësisht sfidave, janë këtu për të vrapuar, për të na provuar se nuk dorëzohen, për të na treguar të gjithëve se ata e bëjnë qytetin më të plotë. Pa ata, qyteti nuk do të ishte qyteti me zemër të madhe që është sot. Falenderoj kolegët e “Javës së Kulturës Italiane” sepse ka qenë leksion i madh bashkëpunimi për të vrapuar për autizmin, për të na treguar se kultura nuk është vetëm këngë e valle, kultura fillimisht është mentalitet i ri, mentalitet i hapur, mentalitet gjithëpërfshirës. Në këtë javë të kulturës italiane do të ketë filma, kemi koncertin e Diodato-s, do të ketë pritje, aktivitete nga më të ndryshmet, por unë besoj se aktiviteti më i bukur  është të vrapojmë për autizmin, sepse na bën të gjithëve të vrapojmë fillimisht në mentalitetin tonë për të qenë më gjithëpërfshirës, më zemërhapur, më mendjehapur”, tha Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?