Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit. Flakët kanë rrezikuar seriozisht një kompleks turistik, por tashmë raportohet se situata po vihet nën kontroll.
Për ngjarjen ka reaguar dhe kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako, e cila njofton evakuimin e pushuesve nga hoteli për arsye sigurie si dhe familjet që banonin aty pranë.
“Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit. Përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.
Për arsye sigurie dhe për të garantuar jetën e qytetarëve, është kryer menjëherë evakuimi i plotë i të gjithë personave që ndodheshin në një kompleks turistik dhe në një banesë private pranë zonës së rrezikut”, tha Sako.
