Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë
AktualitetBote

Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë

Published: September 13, 2026
Shpërndaje

Një zjarr ka shpërthyer në bordin e një anijeje pasi ajo u godit nga një predhë e panjohur teksa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, njoftoi të dielën Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

UKMTO tha se raporti fillestar për incidentin u mor rreth orës 23:00 GMT të shtunën. Në momentet e para, nuk dihej gjendja e ekuipazhit, shkalla e dëmeve apo ndikimi i mundshëm në mjedis.

Në një përditësim të dielën, autoriteti konfirmoi se pas goditjes në bordin e anijes kishte shpërthyer zjarr. Autoritetet lokale kanë mbërritur në vendngjarje dhe po ndihmojnë në evakuimin e anëtarëve të ekuipazhit.

- Publicitet -

UKMTO u ka bërë thirrje anijeve që lundrojnë në këtë zonë strategjike të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, ndërsa hetimet për incidentin vijojnë.

Ngjarja ndodh në një periudhë tensionesh të larta në rajon dhe pas një serie sulmesh ndaj anijeve tregtare të lidhura me konfliktin SHBA-Iran. Në ditët e fundit janë raportuar incidente edhe në Gjirin Verior, Gjirin e Omanit dhe në ujërat pranë Irakut.

Ndërkohë, autoritetet iraniane raportuan të dielën një tjetër incident detar. Sipas tyre, një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një anije tregtare u godit pranë ishullit Hengam, në afërsi të ishullit Qeshm në jug të Iranit. Mediat shtetërore iraniane e përshkruan ngjarjen si pasojë e një sulmi amerikan.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Katër ish-zyrtarë dëshmojnë për klubin “Partizani”, prokurorja: “Meqë drejtorët nuk mbajnë mend gjë, do thërrasim rojet”
  • Koha e monstrave
  • Gjykata pezullon gjobën 5 milionë lekë ndaj protestuesit 17-vjeçar që jeton në kushte mjerimi
  • Paradokset tona të mikpritjes, përkatësisë dhe paragjykimit
  • LETËR E HAPUR: Disa pyetje të përsëritura dhe disa pyetje të reja për kreun e BKH në vëmendje të ambasadorit amerikan

Komentet e Fundit

  1. Specialisti on LETËR E HAPUR: Disa pyetje të përsëritura dhe disa pyetje të reja për kreun e BKH në vëmendje të ambasadorit amerikan
  2. CERCIZ JASHARI on Paradokset tona të mikpritjes, përkatësisë dhe paragjykimit
  3. Xhin Xhoni on Paradokset tona të mikpritjes, përkatësisë dhe paragjykimit
  4. demo on Paradokset tona të mikpritjes, përkatësisë dhe paragjykimit
  5. Tan hoxha irtaku breqanit on LETËR E HAPUR: Disa pyetje të përsëritura dhe disa pyetje të reja për kreun e BKH në vëmendje të ambasadorit amerikan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?